Izmir- Publikohet video nga momenti kur shpëtohet vogëlushja me emrin Ayda Gezgin, e cila u shpëtua pas 91 orësh pas tërmetit në Izmir që mori jetën e 102 personave dhe la 960 të tjerë të plagosur.
Në video ka qenë Presidenti i Ekipit, Cem Erdogan ai që ka shpëtuar të voglën ndërkohë ka bërë vajzën që të flas. Ai i përkëdhel dorën ndërsa vogëlushja nuk don të që ta lëshonte dorën.
BISEDA E PËRKTHYER
CEM: Ne të duam shumë. Je shumë e bukur dhe e veçantë! Mos ki frikë ne jemi këtu me ty, vajza ime e bukur. Do jem gjithmonë me ty! E more vesh emrin tim?
AYDA: Po, Cem.
CEM: Babi po të pret këtu, vetëm dorën time mos e lësho!
Tërmeti me magnitutë 6.6 në shkallë rihter preku detin Egje në 29 tetor në orën 12:51. Vetëm 19 kilometra nga ishulli grek i Samos dhe shumë afër nga qyteti i Turqisë, Izmiri. Sipas të dhënave të publikuara, goditja fillestare është shoqëruar nga 370 pas goditje. Prej tyre, 33 ishin me magnitutë mbi 4 të shkallës Rihter. Deri më tani në Turqi numri i viktimave ka shkuar 102 ndërsa 960 persona janë plagosur.