Tiranë- Urbanisti Ardian Muka përmes një lidhje me Skype në emisionin Ekonomi Plus me moderatoren Klaudja Karabolli ‘i shqetësuar’ i është drejtuar Ervin Bushatit mbi procesin e rindërtimit në qytetin e Durrësit, që ishte edhe qyteti më i goditur i tërmetit të 26 nëntorit.
“Nga ato që foli Bushati janë pjesërisht të vërteta, ku 1300 shtëpi banimi në Durrës, dhe 41 pallate, por pjesa tjetër nuk është kryer asgjë. Mos na tregoni rindërtimin 3D. Pas vendimarrjes bonuset e qerave janë si t’i hedhësh acid plagës. Janë kryer ndërhyrje që lenë për të dëshiruar nga ana teknike. Ndërhyrjet nga firmat private janë fasada!””