Çatia e një pallati 3 katesh në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës është dëmtuar nga moti i keq.
Gazetari Gjergji Figuri raporton se objekti i ndërtuar para viteve ‘80 ka pasur dëmtime që nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të dhe situata e motit e ka përkeqësuar edhe më shume situatën.
Uji i shiut ka deportuar brenda apartamenteve në të gjitha katet dhe në bizneset që ndodhen në katin e parë, raporton ABC News.