Moti i keq që ka përfshirë sot vendin ka krijuar probleme në Lezhë, ku 20 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.
Mësohet se problemet me energjinë në Lezhë vijojnë prej 24 orësh edhe në njësitë administrative Kallmet, Balldren dhe Kolsh.
Aktualisht po punohet për rikthimin e energjisë por ende nuk dihet se kur mund të rikthehet.