• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Nafta arrin nivelin më të lartë nga 2014, nga përshkallëzimi i krizës Rusi-Ukrainë

22/02/2022
in Ekonomi
0
Nafta arrin nivelin më të lartë nga 2014, nga përshkallëzimi i krizës Rusi-Ukrainë

Nafta arriti në bursat ndërkombëtare nivelin më të lartë që nga viti 2014 të martën.

Rritja erdhi pasi tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës u përshkallëzuan, teksa Moska dërgoi trupa në dy rajone të shkëputura në Ukrainën lindore. Kjo situatë shtoi shqetësimet e furnizimit, duke i shtyrë çmimet në afërsisht 100 dollarë për fuçi.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë janë gati të shpallin sanksione të reja kundër Rusisë pasi presidenti Vladimir Putin njohu zyrtarisht dy rajonet në Ukrainën lindore, duke përshkallëzuar një krizë sigurie në kontinent.

“Ka një probabilitet të lartë  për një rritje mbi 100 dollarë për fuçi,” tha Tamas Varga nga ndërmjetësi i naftës PVM. “Ata që kanë vënë bast për një lëvizje të tillë kanë parashikuar përshkallëzimin e konfliktit”.

Nafta e papërpunuar Brent, që është një normë reference globale, u rrit me 3,38 dollarë, ose 3,5%, në 98,77 dollarë në orën 1000 GMT, pasi kishte arritur më parë në 99,50 dollarë, më e larta që nga shtatori 2014.

“Ka nervozizëm në tregun e naftës, frikë dhe emocione gjeopolitike,” tha analisti i Julius Baer, Norbert Rücker.

“Duke pasur parasysh situatën mbizotëruese, çmimet e naftës me shumë gjasa mund të rriten në treshifrorë në afatin e afërt”.

Kriza mbi Ukrainën është një element shtesë që ka ndikuar në shtrenjtimin e naftës, që dhe më parë po reflektonte ofertën e kufizuar në një kohë që kërkesa rimëkëmbet pas pandemisë së koronavirusit.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët, të njohur si OPEC+, i kanë rezistuar thirrjeve për të rritur më shpejt furnizimin.

Një ministër i lartë britanik tha të martën se pushtimi rus i Ukrainës ka krijuar një situatë po aq të rëndë sa kriza e raketave Kubane e vitit 1962, kur një konfrontim midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik e solli botën në prag të luftës bërthamore.

Nafta në Shqipëri 

Në fillim të shkurtit çmimet e karburanteve në vend shënuan një tjetër rritje, për herë të shtatë radhazi në vetëm pak muaj. Nafta tregtohet me rreth 190-192 lekë, ndërsa benzina deri në 194 lekë, nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë.

Që nga viti 2021, çmimi i naftës është rritur disa herë. Në krahasim me nivelin e ulët prej rreth 148 lekësh, që arritën gjatë periudhës së pandemisë, nafta në vend është shtrenjtuar me 44 lekë për litër, ose rreth 30%.

Në momentin që u bë rritja e fundit e çmimeve në vend, nafta në bursa tregtohej në rreth 90 dollarë për fuçi. Operatorët e tregut kanë paralajmëruar se çdo rritje në bursa do të reflektohet gradualisht edhe në tregun vendas.

Në krahasim me shtetet e tjera të Europës, në vlerë absolute Shqipëria renditet e 15-a sa i përket kostos së një litri karburant, me rreth 1.8 USD/litër, pas shteteve të tilla si Greqia, Norvegjia, Suedia, Zvicra, Italia, Danimarka, Belgjika Franca, që kanë të ardhura shumë më të larta sesa ne.

Por, në raport me fuqinë blerëse, Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë, teks

Marrë nga Monitor.al

Tags: cmimi i nafteskriza rusi-ukraineshtrenjtimi i karburantit
Previous Post

Shtrenjtimi i naftës, Shoqata e Transportit paralajmëron ndërprerje të shërbimit nga 1 Marsi

Next Post

Chiara Ferragni reagon ashpër ndaj gjykimeve: Pse duhet të akuzohet një nënë që punon?

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Chiara Ferragni reagon ashpër ndaj gjykimeve: Pse duhet të akuzohet një nënë që punon?

Chiara Ferragni reagon ashpër ndaj gjykimeve: Pse duhet të akuzohet një nënë që punon?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shënohet viktima e parë e mitur në Greqi nga COVID, 15 vjeçarja ndërron jetë pas shtrimit në spital

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Trafik droge dhe dhunë ndaj bashkëshortes, në pranga dy persona në Vlorë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Operacioni i SPAK/ Arrestohet Loran Dusha, administratori i inceneratorit të Fierit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.