Naftëtarët e Ballshit kanë vendosur të pranojnë ofertën e kryeministrit Edi Rama. Ky vendim erdhi pas takimit të djeshëm, ku Rama u propozoi fillimisht një pagë deri në gjetjen e një zgjidhje për rifillimin e punës në rafineri. Kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj ka thënë se sa i përket pagave të prapambetura do të vijojë rruga gjyqësore.
“Sot kemi zhvilluar një takim me pjesën më të madhe të kolegëve naftëtarë , duke parë gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen kanë pranuar që të rikthehet një përgjigje pozitive për pagën. Për problement tona për pagat e prapambetura do të vazhdojë rruga gjyqësore. duke mos arritur një zgjidhje dje me qeverinë e cila ia delegoi këto paga kompanisë private ne do ta vazhdojmë betejën gjyqësore deri në Strasburg”, tha Dautaj.
Rama premtoi një pagë ndërmjetëse midis pagës minimale dhe asaj që marrin në rafineri, duke parë gjendjen e dobët ekonomike të naftëtarëve, që prej 11 muajsh nuk marrin asnjë pagë dhe as asistencë.