Tiranë- Shefja e Infektivit, Najada Çomo denoncoi ditën e sotme një 32-vjeçare nga Berati, e cila e kishte shqetësuar duke telefonuar dhe nisur mesazhe.
Bëhet me dije se e reja është shprehur se nuk e njeh se kush është Çomo dhe se ka ngatërruar numrin e telefonit e se nuk e ka patur si qëllim të bezdis Çomon.
Çështja u mor në trajtim nga komisariati nr 4, i cili ka referuar materialet ne prokurori për një 32-vjeçare nga Berati, e cila që prej dates 28 janar ka shqetesuar mjeken me telefonata të shumta për motive te dobta, pas denoncimit Oficerët Policisë Gjyqësore kanë marrë në pyetje 32- vjeçaren në lidhje me shkakun e këtij veprimi.