• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Ndahet nga jeta ikona e ekranit italian, Raffaella Carrà

06/07/2021
in Lifestyle, Showbiz
0
Ndahet nga jeta ikona e ekranit italian, Raffaella Carrà

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare ikona e televizionit italian, Raffaella Carrà. “Raffaella na la. Shkoi në një botë më të mirë, ku humanizmi, e qeshura dhe talenti i saj i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë përgjithmonë”. Me këto fjalë Sergio Iapino ka dhënë lajmin e trishtë duke u bashkuar me dhimbjen e të afërmve dhe të miqve të ngushtë të ikonës së televizionit.

Carra ka ndërruar jetë në orën 16:20 të ditës së sotme, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të pashërueshme.

Është e vështirë për ta përshkruar në pak fjalë ikonën historike të ekranit të madh. Ajo do të mbahet mend për ngrohtësinë që i përcillte publikut të saj në çdo kohë.

Raffaella Carrà ishte një artiste që i bëri të gjitha në skenë; këngëtare, kërcimtare, aktore, zonja e vërtetë e televizionit, i bëri të gjithë të qeshin me ëmbëlsinë e saj të jashtëzakonshme.

Ajo është autore e dhjetra këngëve të njohura, ka luajtur në disa filma dhe ka drejtuar një sërë programesh të njohura si “Domenica in”, “Ma che sera”, “40 minuti con Raffaella”.

Raffaella Cara ka prezantuar gjithashtu spektaklin italian “Sanremo” si dhe ka marrë pjesë në Eurovision.

Biondja e njohur me modelin bob është bërë simbol i vërtetë i sensualitetit, këmbënguljes dhe profesionalizmit maksimal. Janë të shumta tiparet që e kanë bërë Carrà karakter unik dhe të paimitueshëm në ekran. Sepse ajo ishte një zonjë e rrallë, shumë e aftë të riparë vetveten, e guximshme dhe e ndjeshme ndaj publikut.Raffaella ka arritur të qëndrojë përballë emrave të mëdhenj televizivë si Pippo Baudo, Mike Bongiorno, Corrado, Paolo Panelli, Alighiero Noschese etj., duke ia dalë mbanë në të gjitha kohët të jetë ‘nëna e pakonkurrueshme’.

Raffaella Maria Roberta Pelloni është emri i vërtetë i artistes. Ajo lindi në Bolonja, më 18 qershor 1943 dhe u rrit në Romagna. Kur ishte ende fëmijë, u transferua në Romë për të studiuar në Akademinë Kombëtare të Dancit dhe në Qendrën Eksperimentale Kinematografike. Në vitet 1960, ndryshoi emrin duke përdorur pseudonimin e artit me të cilin është njohur deri më sot.

Tags: ikona e ekranit italianndahet nga jetarafaela carra
Previous Post

Dita nis me mot të kthjellët, temperaturat arrijnë deri në 36 gradë

Next Post

Buxheti i “emergjencës” shkurtoi fondet për shëndetësinë dhe arsimin, i rriti për infrastrukturën

Related Posts

Parashikimi i horoskopit

‘Fundjava premton fat për këto shenja!’ Horoskopi i Paolo Fox për fundjavën

04/02/2023
Këto shenja horoskopi do të gjejnë dashurinë këtë verë

‘Dita perfekte për projektet në punë dhe dashuri…’ Horoskopi i shenjave për datën 2 shkurt 2023

02/02/2023
Horoskopi

‘Ju të dashuruarit do keni një ditë të këndshme dhe pa probleme,’ horoskopi i Paolo Fox për datën 1 shkurt 2023

01/02/2023
Horoskopi

‘Në punë do të përballeni me disa pengesa…’ Horoskopi i Paolo Fox për ditën e fundit të muajit

31/01/2023
Lista e plotë e nominimeve për çmimet Oscars 2023

Lista e plotë e nominimeve për çmimet Oscars 2023

28/01/2023
Spotify pushon 10,000 punëtorë, redukton stafin me 6%

Spotify pushon 10,000 punëtorë, redukton stafin me 6%

28/01/2023
Next Post
Pasuria financiare e shqiptarëve llogaritet në mbi 1.1 trilionë lekë

Buxheti i “emergjencës” shkurtoi fondet për shëndetësinë dhe arsimin, i rriti për infrastrukturën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.