• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Ndikimi ekonomik global nga përplasja Rusi-Ukrainë

09/02/2022
in Botë, Ekonomi
0
Ndikimi ekonomik global nga përplasja Rusi-Ukrainë

SHBA njoftoi të mërkurën e kaluar vendosjen e gati 3,000 trupave amerikane për të shtuar forcat e NATO-s në Europën Lindore.

Ky dislokim sinjalizon përshkallëzimin e tensioneve midis Rusisë dhe Perëndimit në lidhje me Ukrainën. Përplasja shton shqetësimet rreth rritjes së çmimeve të energjisë dhe të ushqimeve, duke vështirësuar më tepër problemet ekzistuese të furnizimit global që solli pandemia.

Nevoja për ta parë situatën me kujdes

Sanan Angubolkul, kryetar i Dhomës Tajlandeze të Tregtisë, tha se konflikti që po fillon në Europën Lindore duhet konsideruar me kujdes. Situata e keqe mund të përkeqësohet nëse përplasja midis Rusisë dhe Perëndimit për Ukrainën sjell luftë, tha Sanan.

“Asnjë palë nuk do të përfitojë nga konflikti, as Rusia, as Ukraina, as Europa dhe as SHBA,” tha ai. “Në planin afatshkurtër, megjithëse transporti nuk është bllokuar, tensioni i krijuar ka të ngjarë të ndikojë në çmimet e naftës.”

Sipas z. Sanan, nëse konflikti zgjatet dhe bëhet serioz, ai mund të sjellë një ndryshim të politikave monetare nga vendet e Europës Lindore. Kjo gradualisht do të ndikonte në fuqinë blerëse të njerëzve dhe do të jepte një ndikim indirekt në ekonominë globale, tha ai.

“Çmimi global i naftës vazhdon të rritet, duke ndikuar te kostot e energjisë dhe të logjistikës në sistemin global të zinxhirëve të furnizimit,” tha z. Sanan. “Nëse konflikti përshkallëzohet, ai patjetër që do të përkeqësojë mungesat e furnizimeve të shkaktuara nga pandemia. Tensioni do të ndikonte gjithashtu edhe te kursi i këmbimit valutor, tek udhëtimet dhe te turizmi.”

Përgatitja për më të keqen

Ekziston frika se një konflikt Ukrainë-Rusi mund të përkeqësojë situatën e vështirë financiare të shkaktuar nga pandemia, duke paraqitur një kërcënim serioz për sektorët e prodhimit dhe të logjistikës.

Përplasjet janë një “shenjë paralajmëruese” se ekonomitë globale mund të zhyten në vështirësi nëse SHBA, Britania e Madhe dhe BE vendosin sanksione ekonomike ndaj Rusisë në rast se ajo pushton Ukrainën, tha Supant Mongkolsuthree, kryetar i Federatës së Industrive në Tajlandë.

Supant nxit prodhuesit që të përgatiten për situatën e pasigurt duke kërkuar tregje të reja eksporti përpara se të shpërthejë një konflikt. Rusia, një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë, mund t’i përgjigjet situatës së tensionuar duke reduktuar furnizimet me naftë dhe gaz, gjë që do të sillte rritjen e çmimeve.

Nëse shpërthen një luftë midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila do të ndihmohej nga aleatët e saj, logjistika është një tjetër sektor që do të kalonte vështirësi, pasi nafta dhe gazi natyror përbëjnë kostot kryesore të tij.

Nuk duket fundi në horizont

Ronnarong Phoolpipat, drejtor i përgjithshëm i Zyrës së Politikave Tregtare dhe Strategjisë në Tajlandë, tha se konflikti midis Rusisë dhe Perëndimit në lidhje me Ukrainën nuk ka gjasa të përfundojë në të ardhmen e afërt dhe çdo sanksion ekonomik ndaj Rusisë nga SHBA dhe aleatët e saj pritet të rrisë çmimet e ushqimit dhe të energjinë në mënyrë të konsiderueshme.

Nëse Rusia hakmerret duke mbyllur të gjitha tubacionet e gazit për në Europë dhe duke reduktuar prodhimin e naftës së papërpunuar dhe të gazit natyror, furnizimi me këto burime do të ulej ndjeshëm, tha ai. Çmimet e larta të naftës së papërpunuar mund të rrisin çmimet e ushqimeve dhe të mallrave të tjera në të gjithë botën, tha zoti Ronnarong.

“Çmimet e energjisë dhe të ushqimeve do të rriten ndjeshëm nëse konflikti arrin kulmin duke shkaktuar përplasje midis trupave ruse dhe NATO-s, si dhe nëse fillojnë sanksionet ekonomike. Betejat mund të dëmtojnë tokën bujqësore dhe prodhimin e Ukrainës dhe të Rusisë,” tha ai.

Ai tha se konflikti parashikohet gjithashtu të ndikojë negativisht te sektori i turizmit, pasi banorët e Rusisë dhe të Ukrainë do të hezitojnë për të shpenzuar për turizëm.

Rritja e çmimeve të naftës dhe gazit

Nëse mosmarrëveshja midis Ukrainës dhe Rusisë përshkallëzohet, furnizimi nga tubacioni i gazit të Rusisë për në Europën Perëndimore mund të ndërpritet dhe kërkesa për naftë në BE do të rritet ndjeshëm, duke sjellë rritjen e çmimit global të naftës. Pothuajse 38% e konsumit të energjisë në BE vjen nga furnizimi me gaz nga Rusia.

Rusia mund ta përdorë tubacionin për të dekurajuar BE-në që të mos ndërhyjë në konflikt.

Megjithëse nxjerrja në treg e 2.4 milionë fuçi naftë nga rezervat e SHBA shtuan ofertën globale, çmimet mund të vazhdojnë të ngrihen për shkak të rritjes me 5% të kërkesës për naftë të rafinuar nga Kina, e cila ka arritur në 7.74 milionë fuçi në ditë për shkak të organizimit të Lojërave Olimpike Dimërore.

Marrë nga Monitor.al

Tags: ndikimi ekonomik globalshbatensionet rusi ukraine
Previous Post

Dua Lipa lë pas Ed Sheeran dhe Adele. Fiton çmimin e rëndësishëm britanik dhe triumfon sërish

Next Post

OBSH: Duhen edhe 16 miliardë dollarë për të luftuar pandeminë

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Next Post
OBSH: Duhen edhe 16 miliardë dollarë për të luftuar pandeminë

OBSH: Duhen edhe 16 miliardë dollarë për të luftuar pandeminë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID-19

    E rëndë/ Humb jetën fëmija 7-vjeç, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • KQZ tregon si do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Energjia e rinovueshme ul importin/ Ankand brenda marsit për parqet eolike, Balluku: Pas 15 vitesh do të përdoren nga shteti

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.