• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

NDRYSHON LIGJI PËR SHËNDETIN MENDOR/ SHTOHEN GJOBAT DERI NË 50 MIJË LEKË DHE PEZULLIMI I LICENSAVE TË PROFESIONIT DERI NË 3 VJET

21/10/2020
in Sociale
0
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Mjekët që do të kryejnë shtrim të vullnetshëm në spital të personave me çrregullime mendore, pa marrë miratimin nga Ministri i Shëndetësisë do të dënohen me heqje të së drejtës të ushtrimit të profesionit deri në 3 vjet.

Ministria e Shëndetësisë hodhi për konsultim publik ndryshimet në ligjin “Për shëndetin mendor”. Drafti parashikon gjobë për mjekët me vlerë deri në 50,000 lekë për rastet kur nuk informojnë për të drejtat dhe arsyet e shtrimit; mosnjoftimi në afat i shefit të shërbimit për trajtimin e pavullnetshëm dhe mosrespektimi i afateve të vendosura në rastin e rivlerësimit të shtrimit të pavullnetshëm.

Ligji aktual parashikon heqjen e të drejtës të ushtrimit të profesionit deri në 3 vjet për rastet e nxjerrjes të sekretit profesional, për trajtime të veçanta mjekësore, apo për kërkime shkencore pa miratimin e pacientëve. Projektligji i propozuar parashikon heqjen e të drejtës të ushtrimit të profesionit për shtrimet e vullnetshme pa marrjen e miratimit të informuar (sigurohet nëpërmjet ofrimit të informacionit të plotë dhe të përshtatshëm ndaj pacientit për natyrën, qëllimin dhe efektet e  ndërhyrjes terapeutike të propozuar, e  dokumentuar në formularin tip të miratimit të informuar të trajtimit të vullnetshëm, të miratuar nga Ministri i Shëndetësisë).

Projektakti reflekton edhe rekomandimet të Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës së Këshillit të Evropës (CPT), si  përfitimi nga parashikimet ligjore për procedurat e shtrimit dhe trajtimit të pavullnetshëm të personave me çrregullime të shëndetit mendor, madhorë, që nuk kanë zotësi për të vepruar ose kanë zotësi të kufizuar për të vepruar.

“Kjo ndërhyrje ligjore u jep mundësinë që personat me çrregullime të shëndetit mendor, madhorë, që nuk kanë zotësi për të vepruar ose kanë zotësi të kufizuar për të vepruar, të cilët nuk miratojnë shtrimin në shërbimet e shëndetit mendor të specializuar me shtretër, pavarësisht mendimit të kujdestarit të tyre ligjor. Gjykata, para marrjes së vendimit për shtrim apo trajtim të pavullnetshëm duhet të dëgjojë vetë personin, subjekt i këtyre procedurave.

Ofrimi i një mase të shtuar ligjore për personat subjekt i procedurave të shtrimit dhe/ose trajtimit të pavullnetshëm, ku Gjykata merr mendimin e një mjeku specialist të një institucioni të pavarur nga institucioni ku është shtruar personi, kjo si një opinion krejtësisht i pavarur nga opinioni i mjekut të dytë brenda institucionit”, thuhet në relacion.

Vendimi i gjykatës mbi shtrimin ose trajtimin e pavullnetshëm, duhet të rishikohet çdo 21 ditë (sa është edhe ditë qëndrimi mesatar në shërbimet e shëndetit mendor të specializuar me shtretër). Sipas projektligjit personat e shtruar në mënyrë të pavullnetshëm, gëzojnë të drejtën e parashtrimit të kërkesës për revokimin e vendimit të gjykatës./ Monitor.al

Tags: ndryshon ligji i shendetit mendorshtohen gjobat
Previous Post

COVID-19/ VDEKJE REKORD QË NGA QERSHORI NË BRITANINË E MADHE

Next Post

DEKLARATA E OBSH: 1 NË 10 PERSONA MUND TA KENË PASUR COVID-19

Related Posts

Eurostat: Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë foshnjore në rajon

Eurostat: Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë foshnjore në rajon

24/05/2022
OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë në disa zona të Tiranës për sot dhe nesër, shkak bëhen punimet në rrjet

OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë në disa zona të Tiranës për sot dhe nesër, shkak bëhen punimet në rrjet

23/05/2022
Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

16/05/2022
Bien lindjet, shtesa natyrore negative për të dytin tremujor radhazi

Bien lindjet, shtesa natyrore negative për të dytin tremujor radhazi

15/05/2022
Frikë nga hajduti. Në fshatra, të moshuarit janë kthyer në roje të shtëpive. Policia: Kemi caktuar zonat me risk

Frikë nga hajduti. Në fshatra, të moshuarit janë kthyer në roje të shtëpive. Policia: Kemi caktuar zonat me risk

04/05/2022
Eurostat: Shqiptarëve dhe maqedonasve iu shkurtua më shumë jeta në Europë nga pandemia e Covid-19

Eurostat: Shqiptarëve dhe maqedonasve iu shkurtua më shumë jeta në Europë nga pandemia e Covid-19

03/05/2022
Next Post
OBSH

DEKLARATA E OBSH: 1 NË 10 PERSONA MUND TA KENË PASUR COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Londër/ I riu shqiptar “masakrohet” për vdekje me thikë, arrestohen 3 persona

    Londër/ I riu shqiptar “masakrohet” për vdekje me thikë, arrestohen 3 persona

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • SPAK aksion në disa qytete të vendit! Lëshohen 32 masa arresti, në krye të listës Talo Çela, Suel Çela dhe Ervis Martinaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shenjat që na jep trupi para infarktit në zemër

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO/ Ky është efektivi Ludjan Zaimi, vrau kolegun brenda në Komisariatin nr. 3

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E reklamojnë të gjithë VIP-at, “Piranjat” demaskojnë “Açai One”, Administratori: Ka vdek, ka mbaru…

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Java e fundit e majit, cilat janë shenjat që do të kenë më shumë fat

Java e fundit e majit, cilat janë shenjat që do të kenë më shumë fat

24/05/2022
Ministri britanik: Mungesa e ushqimit mund të shkaktojë më shumë vdekje sesa vetë lufta në Ukrainë

Ministri britanik: Mungesa e ushqimit mund të shkaktojë më shumë vdekje sesa vetë lufta në Ukrainë

24/05/2022
Shqipëria po plaket shpejt, mosha mediane e grave arrin 39.1 vjeç, e burrave 37.3

Shqipëria po plaket shpejt, mosha mediane e grave arrin 39.1 vjeç, e burrave 37.3

24/05/2022
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.