• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Ndryshon nga 1 korriku 2022 paga minimale, Ibrahimaj: Rritja do të jetë 2,000 lekë

13/01/2022
in Ekonomi
0
Ndryshon nga 1 korriku 2022 paga minimale, Ibrahimaj: Rritja do të jetë 2,000 lekë

Pas mbi një viti zbatim të pagës minimale prej 30,000 lekësh, qeveria do të ndryshojë sërish nivelin e saj.

Nga 1 korriku 2022, paga bazë minimale mujore, në shkallë vendi për punonjësit, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas apo i huaj, do të jetë 32,000 lekë nga 30,000 lekë që po zbatohet. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, shpjegoi se efektet e zbatimit për rritjen e pagës nisin nga 1 korriku kur fillon edhe rritja e deklarimit të tavanit të ardhurave të pataksueshme nga 30,000 në 40,000 lekë.

“Paga minimale dhe rritja e deklarimit të tavanit të ardhurave, por edhe rritja e pagave për sektorë të tjerë të parashikuar në buxhet nisin nga 1 korrik i këtij viti.

Niveli i pagave në subjektet private përcaktohet nga tregu. Ajo që mund të bëjë shteti në drejtim të politikave të pagave është përcaktimi i pagë minimale, gjithsesi duke u treguar të kujdesshëm që të mos marrë hapa të nxituara që do të ndikonin negativisht në ekonomi. Kjo është edhe arsyeja pse rritja e pagës minimale këtë vit është 2,000 lekë nga 30,000 lekë do të shkojë në 32,000 lekë pasi ne duam të jemi të kujdesshëm që të mos rrisim pagat tej asaj që ekonomia mund të mbajë”, pohoi ministrja e Financave.

Nga 1 janari 2021, hyri në fuqi vendimi për rritjen e pagës minimale nga 26,000 në 30,000 lekë (sipas VKM të miratuar më 16 dhjetor 2020). Ndryshimet rritën rreth 28% detyrimet për kontributet shoqërore dhe shëndetësore. Kreu i qeverisë përsëriti premtimin elektoral se paga minimale brenda mandatit të tretë qeverisës do të arrijë në nivelin e 40,000 lekëve. Paga minimale ndryshoi edhe në 2019. Nga 1 janari, paga minimale në shkallë vendi u rrit nga 24,000 në 26,000 lekë. Rritja ishte rreth 8 %.

Nga 1 korriku i këtij viti do të zerohet tatimi për pagat deri në 40,000 lekë, ndërsa për pagat deri në 50,000 lekë tatimi mbi të ardhurat do të përgjysmohet nga 13% që është aktualisht në 6,5%. Numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga ulja e barrës tatimore për shkak të rritjes të pragut të patatueshëm deri në 40,000 lekë është rreth 71,500 dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 7,800 lekë për tatimpagues/vit  ose rreth 557 milionë lekë/vit për të gjithë tatimpaguesit.

Gjithashtu, në të njëjtën linjë, për lehtësimin e barrës tatimore të shtresave në nevojë të popullsisë, me paketën fiskale u miratua që tatimpaguesit me të ardhura nga paga nga 40,001 lekë/muaj deri në 50,000 lekë/muaj, të vijojnë të paguajnë 0% tatim deri në shumën 30,000 lekë/muaj të ardhura nga paga, dhe ndryshe nga regjimi i mëparshëm, mbi shumën 30,000 lekë/muaj të paguajnë gjysmën e normës tatimore prej 13%. Sipas Ministrisë të Financave dhe Ekonomisë, numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga kjo lehtësi tatimore është rreth 58,000 dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 11,700 lekë për tatimpagues/vit ose në total 678 000 000lekë/vit për të gjithë tatimpaguesit.

Ligji i ndryshuar “Për tatimin mbi të ardhurat” parashikon edhe ndryshimin e fashës së sipërme të taksimit progresiv. Nga 1 korriku i këtij viti, tatimi 23% parashikohet të fillojë të aplikohet në pagat mbi 200,000 lekë/muaj, nga 150,000 lekë/muaj që është aktualisht. Numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga kjo lehtësi tatimore është rreth 5,900 dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 23,000 lekë për tatimpagues/vit ose në total 135,000,000 lekë për të gjithë tatimpaguesit.

Marrë nga Monitor.al

Tags: 1 korrik32 mijealbanewspaga minimale
Previous Post

Digjet një banesë në Vlorë, humb jetën një 55- vjeçari

Next Post

109-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit, Rama: Respekt për kontribuesit e saj

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Rama ftesë Kosovës dhe dy vendeve të rajonit: ‘Ballkani i Hapur’ aspiratë, jini pjesë e kësaj përpjekjeje

109-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit, Rama: Respekt për kontribuesit e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Koleksioni i vizatimeve rrëqethëse të vitit 1946, tmerri i Luftës së Dytë Botërore përmes syve të fëmijëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.