Ndryshon trupa gjykuese në Gjykatën e Apeit ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Gjyqtarët që dorëhiqen nga çështja janë Dhimitër Lara dhe Saida Dollani.
Shkak për tërheqjen e tyre është bërë fakti se ata kanë marrë pjesë në vendimin për sekuestron e pasurive të Llallës. Siç raporton Klodiana Lala, dy anëtarët e dorëhequr të trupës gjykuese pritet të zëvendësohen nga Miliana Muça dhe Enton Dhimitri.