Një ish-shef policie ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për Adrian Nuhën, 64 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin e datës 09.07.2021, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Ish-polici iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.