• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Në Kosovë, kërkohet heqja e TVSH-së nga faturat e energjisë

31/07/2022
in Kosova, Rajon
0
Në Kosovë, kërkohet heqja e TVSH-së nga faturat e energjisë

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar largimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) nga faturat e energjisë për të parandaluar shtrenjtimin për qytetarët gjatë dimrit. Kjo parti ka rekomanduar që pos largimit të TVSH-së, të zvogëlohet edhe çmimi për tarifën e linjitit nga 3 euro në 26 centë.

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që të hiqet TVSH-ja nga faturat e energjisë elektrike.

Këtë kërkesë së bashku me 6 të tjera i paraqiti deputeti Ferat Shala në seancën e Kuvendit të Kosovës e për të cilën tha se do të mundësojë që dimri të tejkalohet më lehtë.

Shala tha se sektori energjetik në vend është duke u përballur me mungesë të likuiditetit financiar dhe kjo sipas tij po ndodhë ndër të tjera edhe për fajin e Qeverisë së Kosovës.

“E para është moszbatimi i qeverisë për ndarjen e subvencionit në vlerë prej 100 milionë euro e cila ka bërë që furnizuesi për shërbim publik të kërkojë nga ZRRE hapjen e shqyrtimit të jashtëzakonshëm (të tarifave) pra qeveria ka mashtruar sektorin tash e 6 muaj dhe po hyjmë në një fazë krejt të re. E dyta, është rritja enorme në bursën ndërkombëtare. Faktori i tretë është keqmenaxhimi i KEK-ut si prodhues kryesor energjetik në vend i cili aktualisht është para kolapsit. Pa mirëmbajtje, pa përgatitje të punës në miniera, pa furnizim me lëndë të parë e shumëçka tjetër”, deklaroi Shala.

Shala tha se si parti janë të brengosur dhe të shqetësuar që në mungesë të reagimit të qeverisë qytetarët mund të përballen me një rritje tjetër të çmimeve e cila sipas tij do të jetë e papërballueshme dhe do te këtë mungesë të energjisë.

Sipas tij, qeveria duhet të marrë masa të shpejta dhe të duhura për të menaxhuar situatën në muajt e ardhshëm pasi nuk do të jetë e lehtë.

Ai ka dhënë edhe 7 rekomandime të PDK-së për qeverinë.

“Të largojë TVSH-në nga faturat e energjisë elektrike. Çmimi për tarifën e linjitit të zvogëlohet nga 3 euro për ton sa është sot, në 0.26 centë për ton. Të vendosë obligime për gjeneratorët publike KEK dhe hidrocentrali Ujmani duke vendosur një çmim fiks për shitje të energjisë elektrike tek furnizuesi publik. E ky çmim nuk duhet të kalojë vlerën 29 euro për megavat orë. Çdo kosto shtesë për gjeneratorët vendorë të mbulohet nga Qeveria e Kosovës për sa të shihet e nevojshme. Të përjashtojë çdo procedurë dhe udhëzim burokratik dhe të përshpejtojë çdo udhëzim administrativ të nevojshëm dhe legjislativ duke filluar për ndërtimin e kapaciteteve të reja në fushën e burimeve të ripërtërishme të energjisë. Të krijojë një fond të posaçëm për subvencionim direkt të konsumatorëve duke zëvendësuar kaldajat për ngrohje me pajisjet e tjera efiçencë të cilat do të mundësonin ngrohje me konsum më të vogël dhe kosto më të ulët për qytetarët. Të krijojë mekanizma nxitës për qytetarët për kursim të energjisë dhe të krijojë një plan veprimi për komunikim me qytetarët e Republikës”.

Kjo parti ka rekomanduar që pos largimit të TVSH-së, të zvogëlohet edhe çmimi për tarifën e linjitit nga 3 euro në 26 centë, të vendosë obligime për shitjen e energjisë elektrike tek furnizuesit energjetikë, e të përjashtohet çdo procedurë burokratike.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, lëndët e ngurta djegëse, si drurët e zjarrit apo peleti, kanë shënuar rritje për afro 40 për qind në muajin qershor, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Aktualisht, rreth 94 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga djegia e thëngjillit, ndërsa rreth 6 për qind nga burimet alternative, si: hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet me diell.

Javë më parë, ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, ka publikuar Draft-Strategjinë e Energjisë për vitet 2022-2031, e cila parasheh rritjen e kapaciteteve për prodhim të energjisë së ripërtërishme.

Sipas Rizvanollit, synim është që pas dhjetë vjetësh, 35 për qind e energjisë elektrike të gjenerohet nga burimet e ripërtërishme.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë, më 8 shkurt, ka miratuar tarifa më të shtrenjta të rrymës, që është thënë se do të jenë të vlefshme deri më 31 mars, 2023. Shtrenjtimi, megjithatë, ka prekur vetëm ata konsumatorë që shpenzojnë mbi 800 kilovatë në orë, brenda një muaji.

Tags: faturat e energjiseheqja e tvshKosove
Previous Post

Shitet për 2.8 milonë dollarë xhaketa e të vetmit astronaut të mbetur gjallë nga fluturimi ‘Apollo 11’

Next Post

‘Muaji gusht nis i mbarë për këto çifte!’ Horoskopi i datës 1 gusht 2022 nga Paolo Fox

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

28/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Next Post
Parashikimi i horoskopit

'Muaji gusht nis i mbarë për këto çifte!' Horoskopi i datës 1 gusht 2022 nga Paolo Fox

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.