• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“Nëna e tij i ka mbyllur dosjet”, pas akuzave të babait të Marigona Osmanit, reagon policia

09/09/2021
in Kosova, Rajon
0
“Nëna e tij i ka mbyllur dosjet”, pas akuzave të babait të Marigona Osmanit, reagon policia

Babai i Marigona Osmanit ka deklaruar se nëna e Dardan Krivaqës ka punuar në polici dhe ia ka mbyllur dosjet të birit. Policia e Kosovës u është përgjigjur këtyre akuzave.

Vrasja e 18-vjeçares Marigona Osmani ka tronditur të gjithë. E reja u vra mizorisht pas dy ditësh dhunë sistematike, fizike e psikike. Në paraburgim po qëndrojnë dy të dyshuarit e këtij krimi makabër, ish-partneri i saj Dardan Krivaqa dhe shoku i tij Arbër Sejdiu.

Të dyshuarit ishin të njohur për policinë dhe prokurorinë edhe para vrasjes së vajsës, kjo për shkak të dosjeve të trasha që i kishin në polici.

Pak ditë pasi varrosi vajzën, babai i 18-vjeçares tha se Dardan Krivaqës i punonte nëna në polici dhe sipas tij, e njëjta ia mbyllte dosjet. Kështu u shpreh ai në një intervistë për Top Channel, kur u pyet nëse familja e dinte se partneri i vajzës kishte probleme me ligjin.

“Ne asgjë nuk kemi ditur, në policinë e Ferizajt 136 dosje edhe del prokurori thotë i kam veç 10, ku janë 126, policia i ka mbyll se mama e tij ka qenë në shërbim në polici”, është deklaruar ai.

Por, Policia e Kosovës, konkretisht zëdhënësi i Policisë Rajonale në Ferizaj, Kanun Veseli, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se nëna e Krivaqës nuk ka qenë dhe nuk është punësuar në Polici.

“Sa i përket nënës së të dyshuarit Dardan Krivaqa, ajo as s’ka qenë, as nuk është e punësuar në Policinë e Kosovës”, tha Veseli për Gazetën Express.

Pas deklaratës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se Dardan Krivaqa ka 136 raste penale, Gjykata Themelore në Ferizaj, doli më një komunikatë për media në të cilën u tha se Krivaqa sipas regjistrit elektronik të lëndëve të Gjykatës, ka të evidentuara gjithsej dhjetë lëndë, prej tyre nëntë të përfunduara, “ndërsa vetëm një është i papërfunduar”.

Arbër Sejdiu, i arrestuar bashkë me Dardan Krivaqën nën dyshimet për vrasjen e vajzës, ka thënë se e ndjera kishte bërtitur dhe para se t’i humbte ndjenjat, kishte vjellur. Deklaratën e tij, ditë më parë, e ka cituar për Gazetën Express avokati i familjes së 18-vjeçares së ndjerë, Gazmend Rexhepi.

Avokati Rexhepi kishte pohuar se e ka parë deklaratën e Arbër Sejdiut dhe i njëjti ka thënë se vajzën e kanë çuar në spital pasi kur kanë hyrë në dhomë e kanë vërejtuar se ka pasur shumë të vjellura.

“Deklaratën e kam pa, ai ka thënë se vajza është rreh në mënyrë sistematike pothuajse gati çdo ditë…Deklarimi i tij është që dy ditët e fundit Marigona ka përjetuar dhunë fizike. Arbri ka qenë në dhomën tjetër ku ka nejt Marigona, dmth partneri i saj Dardan Krivaqa, dy ditët e fundit standard i ka shkaktu dhunë fizike dhe psikike. Ka pas shumë piskama, qysh e ka citu ai, nga ana e Marigonës dhe dhunë fizike. Thotë kur kemi hy në dhomë ka pas vjellje dhe në atë moment e kemi marrë e kemi çu në spital”, ishte shprehur Rexhepi.

Këshilltarja në Ministrinë e Drejtësisë, Nazlie Balaj, pas tragjedisë deklaroi se në rastin e 18-vjeçares kemi të bëjmë me politraumë. Familja nuk e ka pranuar akoma raportin e autopsisë./Gazeta Express/

Tags: albanewsMarigona Osmanivrasja e marigonas
Previous Post

Ky është shteti që do të lejojë qytetarët të kultivojnë kanabis në shtëpi

Next Post

Makina në të cilën Tupac u qëllua për vdekje del në shitje! Ja çmimi marramendës që ka ajo sot(FOTO)

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

28/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Next Post
Makina në të cilën Tupac u qëllua për vdekje del në shitje! Ja çmimi marramendës që ka ajo sot(FOTO)

Makina në të cilën Tupac u qëllua për vdekje del në shitje! Ja çmimi marramendës që ka ajo sot(FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.