Kosovë- Lista e Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë në kuadër të listës së Lëvizjes Vetëvendosjes. Kjo u bë e ditur në konferencën për media të mbajtur nga Vjosa Osmani dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti.
Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se me Vjosa Osmanin do të garojnë bashkë në një listë.
“Sapo kemi nënshkruar marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike, marrëveshje kjo për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion”, tha Kurti.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Osmani tha se do të jetë ajo që kërkon të rilegjitimohet posti i presidentit.
“Do të jem unë personi që do ta kërkoj këtë ri legjitimim, sepse presidenti i vendit përfaqëson unitetin e popullit. Një presidente që ka legjitimitet më së miri e përfaqëson këtë. Do të garojmë pikërisht si thoni ju”, tha ajo