• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Nesër raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë/ Kurti: Askush nuk do të kthehet në të kaluarën e errët komunale

13/11/2021
in Kosova
0
Marrëveshja për targat, Kurti: Serbia po fillon të mësohet me reciprocitet

Të dielën në Kosovë do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve, ku kandidatët janë në garë për kryetar të komunave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet në statusi në ‘Facebook’ shprehet se tashmë është ka ardhur që qytetarët të bëjnë zgjedhjet e duhura, për të vendosur për qytete të jetueshme dhe projekte të dobishme për qytetarët.

“Këto zgjedhje mbyllin këtë cikël fitoresh të Vetëvendosje!-s. Na bëjnë edhe më të qëndrueshëm, më të përkushtuar e angazhuar sepse na obligojnë më shumë”, kështu është shprehur kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Ndërsa i falënderon qytetarët për mbështetjen, Kurti thekson se komuna e kryetarët e zgjedhur, kabineti dhe asambleistët do të jenë infrastruktura lehtësuese për përmirësimin e jetës.

Kujtojmë se në raundin e dytë të zgjedhjeve do të votohet për 21 komuna, në Prishtinë, Prizren , Gjilan, Podujevë, Drenas, Kaçanik, Istog, Dragash, Fushë-Kosovë, Obiliq, Klinë, Kamenicë, Rahovec, Junik, Viti, Malishevë, Vushtri, Shtimë, Kllokot dhe Mamushë.

Ndërkohë të drejtë vote kanë 1, 206, 571 qytetarë, procesi i votimit do të mbahet në 66% të vendvotimeve.

Statusi:

Të dashur qytetarë dhe qytetare të Kosovës,

Përgjatë këtyre ditëve të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kemi qenë bashkë. Jemi takuar në shumë takime e tubime e diku edhe nuk kemi arritur. Koha është resurs i kufizuar. Për gjithë këtë mbështetje që ia keni dhënë Lëvizjes VETËVENDOSJE! unë ju falënderoj tej mase.

Ju na dhatë mundësinë që të jemi në balotazh në 12 komuna. Ky është një shans i madh për Prishtinën, Prizrenin, Gjilanin, Dardanën, Vitinë, Gjakovën, Rahovecin, Kaçanikun, Shtimen, Fushë-Kosovën, Obiliqin dhe Besianën. Në këto Komuna, votuesit tanë e kanë ngacmuar mentalitetin e vjetër dhe nesër më 14 nëntor është koha që ta zëvendësojnë krejtësisht, me një mundësi të re. Kjo është rruga e VETËVENDOSJE!-s.

Në Prizren e Besianë duhet të vazhdohen punët e mira që kanë nisur dhe të kryhen shumë të tjera. Kurse në 10 komunat e tjera ku kandidatët e Lëvizjes janë në garë, qytetarët po duan t’i heqin rropullitë nga qeverisja e stërgjatë me përplot gabime. Mjaft më! Askush nuk po do të kthehet në të kaluarën e errët komunale.

Koha është që t’i bëjmë zgjedhjet e duhura. Të vendosim për qytete të jetueshme, plane të zbatueshme e projekte të dobishme për qytetarët.

Niveli komunal e ka maskuar keqpërdorimin nën petkun e asaj që korrupsioni ndodh më shumë lart, atje larg në institucione qendrore. Sikurse shumë punë të mira e me ndikim që mund të ndodhin vetëm në nivel lokal ku zhvillohet shumica e jetës sonë, edhe një pjesë e korrupsionit zhvillohet pikërisht nëpër Komuna. Prandaj, është e rëndësishme që kjo të ndalet siç është ndalur në nivelin qendror. Ky është hap i domosdoshëm për t’i hapë rrugë zhvillimit mëpastaj.

Komuna, kryetarët tonë të zgjedhur, kabineti dhe asambleistët do të jenë infrastruktura lehtësuese për përmirësimin e jetës. Këtu është qëllimi i politikës sonë – jeta. Siguria, qetësia, zhvillimi, atraksioni, lëvizja, shërbimi, kujdesi. A nuk janë këto mbështetje jetësore? Këto i synojmë në këto zgjedhje dhe kjo nuk është pak. Politikat lokale mund të bëjnë më së shumti dhe e kanë ndikimin më të shpejt e direkt te jeta e qytetarëve. Prandaj janë të rëndësishme. Prandaj edhe këto zgjedhje janë të tilla. Prandaj kemi më shumë se 144 arsye që ta votojmë këtë numër të dielën.

Këto zgjedhje mbyllin këtë cikël fitoresh të VETËVENDOSJE!-s. Na bëjnë edhe më të qëndrueshëm, më të përkushtuar e angazhuar sepse na obligojnë më shumë.

Tags: albanewsalbin kurtizgjedhjet ne kosove
Previous Post

Koronavirusi ‘mund’ Belgjikën/ Mbi 10 mijë raste në ditë, rritet numri i pacientëve të shtruar në spital

Next Post

Tavolina plotë me para, policia me “dorë të hekurt” ndaj lojërave të fatit

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

Kurti: Marrëveshja me Serbinë, mund të arrihet brenda pak muajsh, Putini i fiksuar pas Kosovës! Pengon suksesin tonë

18/01/2023
Next Post
Tavolina plotë me para, policia me “dorë të hekurt” ndaj lojërave të fatit

Tavolina plotë me para, policia me “dorë të hekurt” ndaj lojërave të fatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.