• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Nga 1 shtatori deri tani 68% e biznesit të vogël janë të pafiskalizuar

03/11/2021
in Ekonomi
0
Nga 1 shtatori deri tani 68% e biznesit të vogël janë të pafiskalizuar

Rreth 2 muaj para përfundimi të afatit të aktit normativ për mosvendosjen e gjobave të fiskalizimit numri i subjekteve të fiskalizuara vijon të jetë i ulët. Sipas të dhënave të përditësuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për Monitor nga nisja e procesit deri tani janë fiskalizuar 38% e subjekteve. Në total kanë detyrimin të fiskalizohen 120,000 biznese.

Konkretisht nga biznesi i vogël janë 27,987 tatimpagues të fiskalizuar. Për këtë kategori kanë mbetur pa u fiskalizuar 68% e subjekteve që kanë detyrimin të ndryshojnë faturimin. Tatimet parashikojnë në total fiskalizimin e 90,000 biznesve të vogla. Numri i biznesit të madh të fiskalizuar është 17,526 apo 60% e tyre që kanë detyrimin të fiskalizohen. Audituesi ligjor Sokol Toska tha për Monitor Brief Insight se ka një ngurrim të bizneseve të vogla për t’u përfshirë në proces, sepse nuk janë të qartë, çfarë do të ndodhë apo se si do të ecë procesi. “Drejtoria e Përgjithshme Tatimore nuk jep përgjigje për shqetësimet e ngritura nga biznesi dhe problemet teknike që ata hasin rrugën. Do të ishte mirë që procesi si fillim të zbatohet mbi bizneset e mëdha dhe korporatat, të cilat kanë më shumë burime për realizimin e procesit. Bizneseve të vogla pa TVSH, që kryejnë shitje me cash, t’u jepet 1 vit kohë, si proces pilot, apo zbatim të fiskalizimit pa masa administrative, siç po ndodh tani”.

Më herët edhe kontabilistë të tjerë u shprehën se procesi është i parealizueshëm deri në fund të vitit, për këtë arsye duhet të shtyhet faza tranzitore. Kontabilisti Sotiraq Dhamo kërkoi shtyrje të kushtëzuar të procesit të paktën 6 muaj. Sipas tij duke qenë se numri më i lartë i bizneseve që nuk fiskalizohen janë të vegjlit shteti duhet të rimbursonte kostot e fiskalizimit për ta në mënyrë që të stimulohen.

Në situatën kur ka ende shumë probleme të reformës të fiskalizimit të paadresuara dhe numri i bizneseve të fiskalizuara vazhdon të jetë i ulët edhe kontabilisti Armand Mala rekomandoi se nëse bizneset do t’i nevojitet më shumë kohë të shtyhet periudha e faljes të gjobave përtej 1 janarit 2022. Sipas DPT nga nisja e fiskalizimit deri tani numri i faturave të lëshuara në total është 76,202,402. Numri i faturave të lëshuara me para në dorë është 73 mln dhe numri i faturave pa para në dorë është 2,9 mln.

Procesi i fiskalizmit nisi më 1 janar 2021 fillimisht me bizneset e mëdha që kryejnë transaksione pa para në dorë me entet publike. Nga 1 korriku nisi faza për transaksionet pa para në dorë mes bizneseve. Në ditët e parë të fazës II biznese hasi probleme me bllokimin e portalit SelCare për shkak të mbingarkesës. Në këtë fazë pritej të fiskalizoheshin rreth 31 mijë subjekte. Kontabilistët paralajmërojnë se situata pritet të përsëritet kur të përfshihen në proces të gjitha subjektet. Faza III e procesit nisi nga 1 shtatori me përfshirjen e bizneseve të vogla. Ecuria e procesit vlerësohet e ngadaltë, pasi sipas kontabilistëve biznesi i vogël ka keqkuptuar fazën tranzitore me mosvendosjen e gjobave me detyrimin për t’u fiskalizuar.

Marrë nga Monitor.al

Tags: akti normativBiznesi i vogelfiskalizimi
Previous Post

‘Do të keni avantazhe, përfitoni prej tyre!’ Horoskopi i Paolo Fox për këtë të mërkurë

Next Post

CDC miraton vaksinën për fëmijët 5-11 vjeç

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Donte të vaksinohej që të takonte gjyshen por babai nuk e lejonte, 12-vjeçari në Holandë e hedh ne gjyq dhe fiton

CDC miraton vaksinën për fëmijët 5-11 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.