Pritja më në fund ka marrë fund. Emrat e artistëve që konkurrojnë në edicionin e 73-të të ‘Festivalit të Sanremos’ u zbuluan nga Amadeus – drejtor artistik dhe moderator i festivalit- në Rai 1. ‘Sanremo 2023’ do të zhvillohet nga 7 shkurt deri më 11 shkurt.
Artistët “Big” janë 22, si vitin e kaluar. Në listë përfshihen rikthime dhe garime për herë të parë, si në rastin e Lazza, LDA dhe Rosa Chemical.
Këtu është lista e plotë e garuesve të ‘Sanremo 2023’, siç njoftohet nga Amadeus:
-Giorgia
-Articolo 31
-Elodie
-Colapesce e Dimartino
-Ariete
-Modà
-Mara Sattei
-Leo Gassmann
-Cugini di Campagna
-Mr.Rain
-Marco Mengoni
-Anna Oxa
-Lazza
-Tananai
-Paola e Chiara
-LDA
-Madame
-Gianluca Grignani
-Rosa Chemical
-Coma Cose
-Levante
-Ultimo
Titujt e këngëve të tyre do të zbulohen më 16 dhjetor gjatë finales së ‘Sanremo Giovani’. Atë natë, gjashtë artistë të rinj do të përzgjidhen mes 12 kandidatëve për të konkurruar me 22 emrat “Big” të lartpërmendurit, për një total prej 28 këngëtarësh apo grupesh.
Sanremo 2023
7 shkurt
Gjatë natës së parë do të interpretohen gjysma e këngëve tëpara për konkurrim. Natën e parë do të votojnë vetëm juritë: juria e shtypit dhe televizionit, juria e radios dhe juria online.
8 shkurt
Natën e dytë do të interpretohen këngët e mbetura. Mënyra e votimit do të jetë e njëjtë.
9 shkurt
Të 25 këngët do të interpretohen dhe votimi do të ndahet mes televotimit (50%) dhe sondazhit të opinionit (50%).
10 shkurt
Secili nga artistët do të performojë, me një të ftuar special, një cover të një kënge kombëtare ose ndërkombëtare të viteve ’60, ’70, ’80 ose ’90.
11 shkurt
Këngët do të interpretohen për herë të fundit. Televotimi do të përcaktojë 3 këngët më të mira që do të kalojnë në superfinale. Këtu, votimi do të ndahet ndërmjet televotimit (34%), votave online (33%) dhe votës së jurisë (33%); dhe më pas do të shpallet një fitues.