Duke nisur nga nesër në spitalin COVID1 do të trajtohen vetëm rastet e pacientëve që vijnë nga Jugu i Shqipërisë, pasi urgjencat e Tiranës do t’i kalojnë në bazë të rrotacionit 1-mujor, spitalit ‘Shefqet Ndroqi’.
Gazetari Erjon Skëndaj deklaroi se 4 spitalet covid nuk po punojnë me kapacitet të plotë, pasi fatmirësisht ka ende shtretër të lirë. Po ashtu mësohet se në spitalet COVID1 dhe 3, janë të shtuar rreth170-1800 pacientë me koronavirus, ndërsa ka ende 100 shtretër të lirë. Skëndaj tha se rastet e urgjencave vijnë në gjendje të rëndë në spitale.
Duke u ndalur tek spitali COVID4, Skëndaj tha se nuk ka një informacion mbi numrin e të shtruarve në këtë institucion shëndetësor. Ndërkohë që lajmi i mirë është fakti se ka një rënie të pozitivitetit tek numri i testimeve, pra 1/5 e personave janë pozitivë.