Është ndërprerë procesi i votimit në dy qendra votimi më Cërrik.
Burime bëjnë me dije se në KZAZ-në 46 në Cerrik në qendrën e votimit 2537 dhe 2547/1 në njësinë administrative Mollas, është ndërprerë procesi i votimit për shak të një ngatërrese që është bërë me materialet zgjedhore.
Ndër të tjera mësohet se në këto qendra votimi është ndërprerë procesi pasi anëtarët e qendrës së votimit në këto njësi votimi kanë ngatërruar kutinë e votimit me atë të materialeve zgjedhore.