Tiranë- Nis protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit.
“Shkollat janë për të mësuar, jo për tu kyçur”, Nuk duam operacione online në të ardhmen”, shkruhet në pankartat që mbajnë studentët në duar.
Pas vendimit të qeverisë për të mbyllur për herë të dytë universitete dhe mbajtjen e mësimit online, studentët kanë vendosur të ngrihen në protestë për të kërkuar një paketë sociale dhe përgjysmimin e tarifave vjetore.