Kosovë- 12 vendvotime nëpër nëntë komuna të vendit do të rinumërohen sërish. Numërimi i këtyre vendvotimeve pritet të nisë sot, në orën 08:30, raporton Express.
Lajmin e kanë konfirmuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërimin e vetëm 12 vendvotimeve. Sipas KQZ-së vendvotimet që rinumërohen i takojnë disa komunave: Gjakovë (1); Fushë Kosovë (1); Rahovec (1); Podujevë (3); Prizren (2); Skënderaj (1); Suharekë (1); Ferizaj (1); dhe Vushtrri (1)”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Ndryshe, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha dje se krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, kërkesa për rinumërim të vendvotimeve në këto zgjedhje është shumë më e vogël.