Sot (1 shtator) nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumentet e udhëtimit për shtetasit e të dy vendeve që sjell mosaplikimin e dokumenteve hyrje-dalje nga asnjëra anë. Ministri i Brendshëm Xhelal Svecla ka konfirmuar se nuk po lëshohen dokumentet për hyrje-daljet në kufi.
“Masa është hequr nga pika kufitare në Bërnjak. Mund të konfirmoj se e njëjta gjë ka ndodhur nga pikat kufitare në Merdare, në Dheun e Bardhë dhe në Muçibabë. Në Jarinjë, ende nuk e kemi ndonjë veturë, e cila ka kaluar, por realisht mund të konkludojmë se autoritetet e Serbisë e kanë ndërprerë lëshimin e fletëve për hyrje/dalje për shtetasit tanë. Ky është nje lehtësim i madh për shtetasit tanë, të cilët udhëtojnë për apo nëpër Serbi. Ky është nje lehtësim i madh për shtetasit tanë, të cilët udhëtojnë për apo nëpër Serbi”, tha Sveçla
Marrëveshja për heqjen e këtij dokumenti u arrit fundjavën e kaluar. Sipas marrëveshjes qytetarët e dy vendeve e kalojnë kufirin vetëm me mjet identifikues.