• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Nisin punimet për Aeroportin e Vlorës/ “Aleancë me aeroportin e Mynihut”, Rama: Ky projekt u nis dhe u pengua disa herë

28/11/2021
in Politikë
0
Nisin punimet për Aeroportin e Vlorës/ “Aleancë me aeroportin e Mynihut”, Rama: Ky projekt u nis dhe u pengua disa herë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se mbi gjurmën e aerodromit të vjetër në Vlorë do të ngrihet aeroporti i ri ndërkombëtar i Vlorës. Në ceremoninë e nisjes së punimeve, Rama tha se gjithë ajo vonesë, gjithë ai stres për të cilin vlonjatët kontribuuan me gjithë ato përqeshjet e tyre karakteristike dhe romuzet e tyre tradicionale u kthye në mirësi sepse sot jemi këtu dhe me një aleancë fantastike për të ardhmen e aeroportit, që është aleanca me aeroportin e Mynihut.

“Gjithë shqiptarëve kudo ku janë, në Shqipëri, në Kosovë, në të gjitha territoret ku shqiptarët banojnë në këtë rajon dhe në të gjithë botën ku ata janë spostuar e sidoqoftë mbeten me zemrën që u rreh për Shqipërinë, për flamurin kuq e zi të Gjergj Kastriotit dhe të Ismail Qemalit.

Vlora ka historinë e saj sa i përket transportit ajror. Këtu është krijuar shkolla e parë e aviacionit dhe këtu ku ndodhemi është ndërtuar dhe aerodromi që në vitin 1920, i cili përdorej për arsye ushtarake. Mbi këtë gjurmë të aerodromit të vjetër, ne sot fillojmë një histori të re, së bashku me një mik të mirë, një ndër më të shquarit e sipërmarrjes shqiptare, një personalitet që me veprat e tij e ka çuar mërin në shumë vende të botës dhe çmohet prej shumë popujve e prej shumë njerëzve për veprat që ka bërë. Një njeri që kam nderin ka konsideroj dhe mikun tim, bacën Bexhet, që e falënderoj shumë për përfshirjen në këtë aventurë të përbashkët sepse për hir të së vërtetës në të gjitha punët që kemi bërë, kjo për të ardhur në këtë punë, qëlloi më e vështira.

Nuk ishte aspak e thënë që ky proces të shkonte fjollë siç do ta kishim dëshiruar, u nis dhe u pengua disa herë për arsye objektive që nuk kishin lidhje me ne, sepse veprat publike i kanë dhe këto të papritura dhe për dreq na u fut në mes dhe pandemia, e cila më shumë se çdo sektor tjetër, goditi sektorin e aviacionit.

Ne nuk reshtëm së bëri përpjekjet deri sa gjërat erdhën aty ku duhet dhe u bë e mundur forca e duhur për ta çuar përpara këtë projekt të madh. Gjithë ajo vonesë, gjithë ai stres për të cilin vlonjatët kontribuuan me gjithë ato përqeshjet e tyre karakteristike dhe romuzet e tyre tradicionale u kthye në mirësi sepse sot jemi këtu dhe me një aleancë fantastike për të ardhmen e aeroportit, që është aleanca me aeroportin e Mynihut, një nga fuqitë më të mëdha të transportit ajror jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Përfaqësuesit janë këtu me ne, kanë nisur ta shoqërojnë projektin e zbatimit që në hapat e parë dhe të gatshëm për të marrë operimin e aeroportit të Vlorës”, tha Rama.

Ai theksoi se është fantastike që aeroporti i Mynihut vjen në Vlorë si një forcë operacionale e cila garanton jo vetëm një menaxhim të nivelit më të lartë, por garanton dhe sinergjinë me struktura të tjera, me aeroporte të tjera.

“Aeroportet janë si klane familjare në një farë mënyre. Nuk mjafton që të ndërtosh një infrastrukturë të bukur, apo të kesh një pistë, e cila këtu do të jetë 3.2 km dhe do të vërë në funksion kapacitetin dhe për fluturime të drejtpërdrejt transoqeanike, por duhet të kesh aleanca dhe sinergji dhe me aeroporte të tjera, për të krijuar një sistem ku strukturat aeroportuale mbështesin dhe plotësojnë njëra-tjetrën. Ky aeroport bëhet porta e tretë ndër 4 porta qielli që duam të hapim, pas atij të Tiranës dhe të Kukësit, para se të nisë puna dhe për aeroportin e katërt sezonal të Sarandës që do të funksionojë drejtpërdrejt dhe në mbështetje të sezonit.

E gjithë logjika e industrisë botërore të turizmit është se për të pasur jo vetëm sasi, por edhe cilësi në prurjet e turistëve, dhe për të synuar jo vetëm masë turistësh, por edhe atë në nivel shpenzimesh, përcjell kategorinë A të turistëve, ata që shpenzojnë më shumë me pushim, është domosdoshme që pika e mbërritjes në vendpushim të mos jetë më shumë se 45 minuta, ose maksimumi 1 orë nga pika e zbritjes në vend. Kjo është arsyeja që na duhen 4 aeroporte në vend në këtë fazë. Ndoshta në një fazë tjetër do na duhen dhe më shumë”, u shpreh kryeministri.

Rama tha se për ata që pyesin pse na duhen kaq shumë aeroporte, duhet të informohen se numri i aeroporteve lidhet me kapacitetin e aksesueshmërisë që iu jep atyre që vijnë.

“Nga ana tjetër duhet të informohen për faktin që aeroportet nuk janë as parkingje makinash, as stacione ku vijnë njerëz që thjesht kryejnë nevojat e tyre për transport. janë motor i jashtëzakonshëm zhvillimi ekonomik, social dhe faktor progresi në vend.

Ata që kanë avazin, popullsi s’ka bukë, ç’na duhen aeroportet, duhet t’ia them se çështja e bukës është çështje që shqiptarët nuk e kanë pasur asnjëherë problem, Por aeroportet janë fabrika buke sepse rrisin të ardhurat e vendit. Sjellin konsumatorë në vend. Sa më shumë njerëz vijnë, aq më shumë vendi ka mundësi të rrisë shërbimet. Sa më shumë rrit shërbimet, aq më shumë rrit prodhimet. Turistët që vijnë janë konsumatorë.

Nuk duhet të shqetësohemi kur ndërtohen aeroporte, porte sepse të gjitha këto janë motorë të ekonomisë. Rrisin fuqinë motorike të ekonomisë sonë. Me fillimin e kësaj pune dhe fillimin në Sarandë, vendosim një sistem të ri motorësh për ekonominë”, deklaroi Rama.

Tags: Aeroporti i vloresalbanewsedi rama
Previous Post

Ceremonia e ngritjes së flamurit Kuq e Zi në Tiranë, Veliaj: Kur bëhemi bashkë, gjithmonë ia dalim!

Next Post

Gjermania drejt brigjeve të reja

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Gjermania drejt brigjeve të reja

Gjermania drejt brigjeve të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.