Deputeti i PS Vullnet Sinaj ka reaguar për ndarjen e parakohshme nga jeta të Bashkim Finos, i cili e humbi betejën me Covid mëngjesin e sotëm.
Në një reagim në rrjetet sociale, Sinaj shkruan:
“Shumë i dhimbshëm lajmi mbi largimin nga kjo botë të Bashkim Finos, i cili fatkeqësisht nuk e fitoi dot betejën ndaj COVID-19.Ish-kryeministër, deputet në disa legjislatura, funksionar i lartë, personifikonte kompromisin dhe bashkëpunimin, koleg shumë i dashur për të gjithë, një mik i vyer i të gjithë atyre që e njohën nga afër.Një figurë me peshë në Partinë Socialiste dhe një njeri që ka udhëhequr vendin në situata jo të zakonshme! Nuk do t’i harroj kurrë bisedat dhe idetë që shkëmbenim brenda grupit të Partisë Socialiste, ose në ato raste kur më ofronte këshilla të vlefshme!Ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve, miqve e kolegëve të Bashkimit! U prehtë në paqe!”