• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Një plumb në kokë dhe një në shpatull, detaje të reja nga vrasja e 25-vjeçarit nga polici

08/12/2020
in Aktualitet
0
Një plumb në kokë dhe një në shpatull, detaje të reja nga vrasja e 25-vjeçarit  nga polici

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi pas mesnatës në zonën e Laprakës në Tiranë, ku një punonjës i Policisë së Shtetit ekzekutoi një 25-vjeçar të identifikuar si Klodjan Rasha, që sipas bluve nuk iu bind urdhërit për të ndaluar, dhe mbante armë me vete.

Në njoftimin e parë të Policisë thuhej se i riu mbante në dorë një send të fortë në dukje armë, ndërkohë që më pas u tha se nga grupi i hetimit ishte gjetur në vendngjarje një pistoletë, që dyshohej se ishte e Rashës.

Burime bëjnë me dije se i riu, është dërguar për në spitalin e Traumës, ndërsa mbetet e paqartë nëse ai ka ndërruar jetë në vend, apo rrugës për në spital, versioni i fundit është dhe ai që thuhet nga ana e Policisë.

Mësohet se në zonë janë dëgjuar dy të shtëna, ndërsa Burime për ABC bëjnë me dije se viktima është Klodjan Rasha ka marrë dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull.  Ndër të tjera mësohet se 25 vjeçari ka qenë më parë i dënuar për plagosje të lehtë me dashje  dhe për heqje të paligjshme të lirisë në vitin 2016.

I riu ka qenë duke pirë kafe në një lokal pranë banesës deri në orën 22:00. Policia ka sekuestruar kamerat e një servisi në orët e para të mëngjesit dhe mendohet për shkak të pozicionit ku janë vendosur dhe vendit ku ka ndodhur ngjarja mund të kenë regjistruar gjithçka. Shiritat e rrethimit të vendit të ngjarjes janë hequr rreth orës 07:00, ndërsa banesa e të riut ndodhet pranë vendit ku ka ndodhur edhe vrasja.

Një prej fqinjeve të të riut, është shprehur se Klodjani nuk ka qenë problematik, madje komunikonte mirë me të gjithë në lagje dhe ishte djalë shumë i sjellshëm, ndërsa shton se ishte i papunë. Sa i takon familjes së tij, ata kanë hapur dyert e mortit, ndërsa trupi i të riut ndodhet ende në morg, ku do të kryhen dhe të gjitha ekzaminimet e rastit.

“Ishte djalë shumë i mirë, nuk ngacmonte njeri, nuk mundem që të flas më. Tani po e dëgjoj, ka qenë shumë i mirë, nuk e di me çfarë është marrë, ishte i papunë. Unë po bëj gati 20-25 vjet këtu, dhe ishte djalë shumë i mirë, nuk di çfarë të them, nuk di ça të flas për atë njeri, nuk di gjë fare. Jo, jo, nuk kemi pasur probleme nga ai djalë”, shprehet fqinja e Klodjan Rashës.

Burimet bëjnë me dije se 25 vjeçarit i është gjetur nga policia një armë zjarri pistoletë, ndërsa dyshohet se Rasha ka qenë tip problematik që kur ka qenë i vogël, dhe konsumues droge.

Sipas Policisë i riu Rasha nuk u është përgjigjur thirrjeve të bluve për të ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri. Pas kësaj punonjësi i Policisë e ka qëlluar me armë duke i marrë jetën. Punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metejshme.

SHÇBA është duke vijuar hetimet nëse efektivi ka vepruar si duhet, pasi ligji i Policisë së Shtetit është i qartë sesi veprohet në momentet kur qytetarët bëjnë rezistencë, dhe pikësëpari personi përballë nuk mund të qëllohet në pjesën e sipërme të trupit, siç ka ndodhur në rastin e Rashës.

Tags: Detaje te rejaklodian rashaplumb ne koke dhe shpatullpolici vret 25 vjecarin
Previous Post

‘Koha për restart’/ Meta uron për 8 dhjetorin: Rinia duhet të marrë në dorë fatet e saj dhe të mbarë vendit

Next Post

Basha dhe Berisha, homazhe në monumentin e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Basha dhe Berisha, homazhe në monumentin e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari

Basha dhe Berisha, homazhe në monumentin e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.