Bota e futbollit u trondit nga lajmi për vdekjen e Maradonës më 25 nëntor 2020. Gjithçka ndaloi në Napoli dhe mijëra njerëz dolën në rrugë për të mbajtur zi për vdekjen e heroit të tyre.
Sot, një vit më vonë, i biri i ish-yllit të Napolit dhe Argjentinës, ka kujtuar të atin me një video në Instagram dhe me një mesazh emocionues.
Diego Maradona Junior i dërgoi një mesazh babait të tij në rrjetet sociale, duke postuar një video ku këndonte për të, ndërsa ai e dëgjonte si një baba krenar. “Mund të zbresësh të paktën për një minutë, të të përqafoj, të qeshësh pak me mua … do të kisha kaq shumë gjëra për të të thënë, kaq shumë këngë për të kënduar së bashku dhe për të parë ndeshjet e Napolit. Babi ke një vit që ke shkuar kush e di se ku … Fluturo lart siç vetëm ti di të bësh. Unë të dua dhe më mungon shumë!?”