Pensionistët i janë ankuar Kryetarit të Partisë demorkatike Lulzim Basha, për jetesën e shtrenjtuar, pensionet e ulëta dhe frikën ndaj rritjes drastike të rasteve me COVID në qytetin e Tiranës.
“Marr 150 mijë lekë, 40 vjet punë, kategoria 7. Kur u bë sistemi na futën të gjithëve kështu, sot me këtë 2 % që kish vënë kryeministri unë marr 150 mijë lekë. Çfarë do të bësh me këtë pension? Kur thua ti, gripi këto kështu, ne na ruajt zoti se për Edi Ramën, e ikëm ne.”-u shpreh njëri nga pensionistët.
“Në atë që thatë për rimbursimin e ilaçeve, vërtet shtrohet pyetja ju besoni se çdo qeveri do të rimbursojë ilaçet. Unë të them me sinqeritet ta them me gojën plot që jo. E di çfarë do të thotë, unë kam njerzit e mi që janë të sëmurë, që kanë këtë sëmundje, është kostoja 500 Euro në muaj, në të kaluarën dhe Edi Rama do na jaë ne 500 Euro në muaj? Nuk besoj.” – u shpreh dikush tjetër.
“Unë jam një pensionist, marr 170 mijë lekë. Ky pension mua nuk më del as ilaçe. Falë Zotit, kam jdalin në Amerikë, edhe më çon paratë me ngrënë, me pi, me paguar dritat, me paguar ujin, sepse në të kundërtën, do isha mbetur në rrugë.” -u ankua një nga pensionistët e pranishëm në takim
Kryetari i opozitës, tha se Partia Demokratike, prej disa javësh tashmë, i ka propozuar qeverisë një plan me 5 pika për përballimin e krizës, ku në një nga këto pika parashikohet edhe një bonus prej 20 mijë lekësh për çdo pensionist për të mbuluar shpenzimet e maskave dhe dezinfenktantëve.
“ Njeriu që është përgjegjës dhe që e ka fajin për këtë situatë, vazhdon rri gjithë ditën në facebook, në instagram, në televizor dhe vazhdon gjithë ditën të transferojë taksat e parave të juaja tek xhepat e miqve të vet. Unë kam një kërkesë që do e përsëris dhe e kam përsëritur prej 5 javësh, do ta përsëris dhe sot këtu në këtë takim me ju, me pensionistët e Tiranës”.
Kryetari i Partisë Demokratike i premtoi pensionistëve se nesër në qeveri do të jetë në krahun e shqiptarëve të thjeshtë, duke përkrahur financiarisht pensionistët dhe rimbursuar plotësisht paketën e anti-COVID, si një detyrim që shteti ka ndaj shqiptarëve që paguajnë taksa, në mënyrë që shteti të kujdeset për shëndetin e tyre.