Në Serbi sot mbahen zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në Beograd ku serbët që banojnë në veriun e Kosovës po organizohen që të udhëtojnë drejt vendit të tyre.
Në pamjet e publikuara nga Express shihen disa autobuzë në veri të Mitrovicës të cilat do të nisen drejt Serbisë duke qenë se qeveria e Kosovës nuk lejoi zhvillimin e zgjedhjeve në territorin e saj për komunat me shumicë serbe. Mbrëmë u raportua se në Shillovë të Gjilanit grupe serbësh pritën në radhë për t’u furnizuar me naftë për të shkuar dhe votuar në Serbi.
Në këto zgjedhje të Serbisë, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit garojnë me dy lista dhe pretendojnë të kenë tre deri në katër deputetë.