KOSOVË– 97.49% e votave janë numëruar, dhe deri më tani kryeson Vetëvendosja me 48.17%, duke u bërë kështu partia e parë pas shpalljes së pavarësisë që këtë rezultat në Kosovë. Ndërkohë e dyta është PDK me 17.32% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.18% të votave. Aktualisht AAK ka 7.40% të votave, dhe Lista Serbe 5.27%. Enver Hoxhaj lideri i PDK-së ka pranuar humbjen, duke uruar Albin Kurtin, e duke theksuar se nuk do të jetë në qeverinë e re. Në ndryshim nga Hoxhaj, AAK e Ramush Haradinaj është shprehur e gatshme për të qenë në koalicionin qeverisës.