• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Numri i bareve dhe restoranteve ra me 5,2% vitin e kaluar, Shoqata: Mbylljet do vazhdojnë edhe në 2022

12/06/2022
in Ekonomi
0
Numri i bareve dhe restoranteve ra me 5,2% vitin e kaluar, Shoqata: Mbylljet do vazhdojnë edhe në 2022

Baret dhe restorantet vijuan të kenë një vit negativ në 2021, ndonëse kufizimet u lehtësuan dhe aktiviteti ekonomik u gjallërua. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT, në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%.

Në vend zhvillojnw aktivitet rreth 15,500 bare e restorante, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të tregtisë me pakicë.

Përfaqësuesi i shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahaj i kontaktuar nga “Monitor” tha se mbyllja e këtyre strukturave është ndikuar nga pandemia.

Shoqata paralajmëron se numri i bizneseve të mbyllura do të rritet edhe në 2022, për shkak të rënies së konsumit nga kriza e përgjithshme e rritjes së çmimeve dhe mungesës së fuqisë punëtore.

“Baret dhe restorantet ishin të parët që u mbyllën në fillimin e pandemisë. Rënia e xhiros nga karantina dhe kufizimet e ekonomisë sigurisht që do të jepnin këto efekte. Me krizën që ka pllakosur dhe me rritjen e kostove të lëndëve të para dhe uljen e konsumit do të ketë mbyllje të tjera të këtyre strukturave.

Gjithashtu, sektori po përballet edhe me një tjetër krizë atë të mungesës së fuqisë punëtore. Shumë subjekte bare dhe restorante e kanë të vështirë të gjejnë punonjës të rinj. Edhe ata pak punonjës që kanë mbetur në vend kërkojnë pagesa të larta. Kjo gjendje do të vështirësojë edhe më tepër aktivitetin e këtyre strukturave. Mbylljet do të vazhdojnë edhe në 2022”, pohon z. Jahaj.

Rritja e kostove parashikohet të reflektohet nga këto subjekte te rritja e çmimeve të produkteve. Nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve më herët u pohua se pandryshueshmëria e çmimeve do të jetë e përkohshme, pasi dhe bizneset nuk do të kenë më mundësi të mbajnë koston e rritjes të çmimeve. Edhe kostoja e bizneseve informale është amortizuar nga bizneset qw ushtrojnë aktivitet tw rregullt.

Për vitin 2022, rënia e konsumit në këto sipërmarrje filloi të reflektohet që në muajt shkurt-mars kur pati rritje të çmimeve të produkteve të shportës, por edhe të lëndëve të para nga importi. Ndërsa rritja e çmimeve të ushqimeve rriti presionin për shtrenjtim të çmimeve në bare dhe restorante.

Konsumi pati zvogëlim edhe vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Përfaqësuesit e Shoqatës të Bareve dhe Restoranteve nënvizuan më herët se Covid-19 për baret dhe restorantet për vitin 2021 krijoi një model të ri të sjelljes së klientit, pasi shumica prej tyre u mësuan të konsumojnë kafene dhe vaktin kryesor në zyra dhe shtëpi dhe për këtë arsye konsumi ra ndjeshëm. / D.Azo

Burimi: INSTAT

Marrë nga Monitor.al

Tags: barefalimentimrestorante
Previous Post

Camille Vasquez flet për mardhënien me Johnny Depp

Next Post

‘Puna sjellë lajme të reja javën tjetër!’ Horoskopi i Paolo Fox për ditën e sotme

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Horoskopi

'Puna sjellë lajme të reja javën tjetër!' Horoskopi i Paolo Fox për ditën e sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.