• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“NUMRI JUAJ ËSHTË PËRZGJEDHUR SI FITUES!”/ POLICIA E SHTETIT PARALAJMËRON: KUJDES! PO JU MASHTROJNË ME MESAZHE NË WHATSAPP

28/10/2020
in Aktualitet
0
“NUMRI JUAJ ËSHTË PËRZGJEDHUR SI FITUES!”/ POLICIA E SHTETIT PARALAJMËRON: KUJDES! PO JU MASHTROJNË ME MESAZHE NË WHATSAPP

TIRANE–

Policia e Shtetit

Njësia për Hetimin e Krimeve kompjuterike i vjen në ndihmë qytetarëve, për parandalimin e mashtrimeve nëpërmjet aplikacioneve të mesazhit, me qëllim përfitimin.

Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale, në vazhdimësi të punës së saj të përditshme, prej disa kohësh ka evidentuar një fushatë mesazhesh të cilat po dërgohen në telefonat celularë nëpërmjet aplikacioneve të mesazhimit. Këto mesazhe janë me qëllim mashtrimin e shtetasve që vendosin t’iu përgjigjen atyre

Për të sqaruar më mirë opinionin publik, kjo fushatë mashtrimesh, nëpërmjet mesazheve, vjen pas shumë fushatave të tjera të mashtrimeve telefonike që janë shfaqur shumë vite më parë

Një ndër mesazhet më të përhapura muajin e fundit quhet “Mashtrimi i WhatsApp”, i cili ka marrë emrin e tillë pasi shumicën e rasteve dërgohet në këtë aplikacion.

Numra telefoni të huaj dërgojnë një mesazh në aplikacionin WhatsApp me tekst në gjuhën angleze, që në gjuhën shqipe ka një kuptim të tillë:

“Urime!!, Numri juaj i telefonit është zgjedhur si fitues i shtatëqind mijë dollarëve të shteteve të bashkuara (700,000.00USD) në programin e donacionit COVID-19 të WhatsApp 2020. Dërgoni referencën tuaj fituese Nr.WH/US-6463457 në email: [email protected] për më shumë detaje si të tërhiqni fondet tuaja. Kontaktoni [email protected] për pyetje të mëtejshme. SHËNONI QË KY ËSHTË NJË TEKST KONFIDENCIAL.”

Në vazhdimësi të komunikimit nëpërmjet postës elektronike (email), organizuesit e këtij mashtrimi do kërkojnë të dhënat e kontaktuesit me qëllim dhënien e këtij çmimi. Të dhënat që do të kërkohen do të kenë të bëjnë me emrin e plotë, vendin, numrin e telefonit të kontaktit, shtetësinë, adresën, moshën, gjininë, statusin civil dhe punësimin. Gjithashtu, adresa e vendosur gjatë këtij komunikimi nga organizuesit e këtij mashtrimi do të jetë adresa zyrtare e Kompanisë “WhatsApp”.

Në vazhdim të komunikimit, organizatorët e mashtrimit përdorin dhe adresa të tjera të postës elektronike si psh: [email protected] dhe [email protected] Më pas dërgohet dhe një certifikatë për fitimin e çmimit ku kërkohet të rritet besueshmëria tek organizatorët e mashtrimit.

Po në vijim  të komunikimit nga ana e organizatorëve jepen dhe dy mënyra për transferimin e shumës tek fituesi që janë nëpërmjet kartës ose nëpërmjet transfertës bankare dhe kërkohen përsëri të dhëna të shtetasve, ku tani përfshihen dhe të dhëna bankare. Në përfundim të kësaj skeme mashtrimi, nga ana e organizatorëve kërkohet një shumë e caktuar parash, me qëllim transferimin e shumës së fituar tek fituesi.

Organizatori i kësaj skeme mashtrimi, aktualisht është i paidentifikuar, por gjatë kësaj dekade këto lloj mashtrimesh bëjnë pjesë në ato që quhen “Mashtrimet Nigeriane”. Aktualisht, sipas të dhënave që Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike disponon, me këtë lloj mashtrimi mund të preken të gjithë shtetasit që përdorin aplikacionin “WhatsApp”.

Qytetarët duhet të bëjnë kujdes përsa i përket fillimit të komunikimit me persona apo adresa të postës elektronike që ofrojnë çmime të fituara për të cilat shtetasit nuk kanë patur dijeni dhe sidomos kur vërejnë të dhëna si:

Ø  Mesazhi vjen nga një numër i huaj;

Ø  Çmimi i fituar ka të bëjë me një aktivitet të pakryer nga përfituesi i mesazhit;

Ø  Vlerat e fituara (sipas mesazhit) janë të konsiderueshme;

Ø  Kërkimi i të dhënave personale;

Ø  Kërkimi i të dhënave bankare;

Ø  Kërkimi i dokumenteve të identifikimit ose dokumenteve të tjera personale, etj;

Policia e Shtetit apelon për këdo që ka rënë pre e këtij mashtrimi apo mashtrimeve të ngjashme, të njoftojnë menjëherë dhe në çdo moment Policinë e Shtetit.

Tags: mashtrim nepermjet telefonit
Previous Post

PËRPLASEN DY AUTOMJETE NË AKSIN KORÇË-BILISHT, PLAGOSET RËNDË NJË PERSON

Next Post

OBSH: 3 MILIONË RASTE TË REJA PËR NJË JAVË ME COVID-19

Related Posts

E pazakontë në Vorë!/ 24- vjeçarja abuzon seksualisht me të miturën, e detyronte të ushtronte dhunë ndaj vetes

E pazakontë në Vorë!/ 24- vjeçarja abuzon seksualisht me të miturën, e detyronte të ushtronte dhunë ndaj vetes

28/01/2021
Dokumenti/ Zbulohet kalendari i punimeve të Kuvendit, ja kur miratohet marrëveshja me Pfizer për vaksinën anti-covid

Përcaktimi i prokurorëve në SPAK dhe buxheti i 2020, çfarë do të diskutohet në kuvend sot

28/01/2021
Operacion antidrogë në Durrës/ Arrestohen 2 persona dhe sekuestrohen 8 kg kanabis

Operacion antidrogë në Durrës/ Arrestohen 2 persona dhe sekuestrohen 8 kg kanabis

28/01/2021
Zgjerohet harta, sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka arritur në 2315 hektarë

Përmbytjet/ Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore

28/01/2021
Gjendet i vdekur një person në rrugë në Sarandë, policia nis hetimet

Gjendet i vdekur një person në rrugë në Sarandë, policia nis hetimet

28/01/2021
Po kalonte 800 kg duhan kontrabandë në aksin Kukës- Morinë, arrestohet 38- vjeçari

Po kalonte 800 kg duhan kontrabandë në aksin Kukës- Morinë, arrestohet 38- vjeçari

28/01/2021
Next Post
Foto ilustruese

OBSH: 3 MILIONË RASTE TË REJA PËR NJË JAVË ME COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Vrasja e Klodian Rashës/ Gjykata merr sot vendimin për efektivin e “Shqiponjave”,

    Në gjendje të rëndë psikologjike, polici dëshmon në Gjykatë: Kam vrarë një njeri, merrni çfarë mase të doni… kjo që më ndodhi mua të mos i ndodhë askujt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shtrëngohet ora policore, Shqipëria mbyllet në orën 20:00

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dhimbje dhe lot, përcillet për në banesën e fundit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është Klodian Rasha, 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga polici në mesnatë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji

Lajmet e fundit:

E pazakontë në Vorë!/ 24- vjeçarja abuzon seksualisht me të miturën, e detyronte të ushtronte dhunë ndaj vetes

E pazakontë në Vorë!/ 24- vjeçarja abuzon seksualisht me të miturën, e detyronte të ushtronte dhunë ndaj vetes

28/01/2021
Dokumenti/ Zbulohet kalendari i punimeve të Kuvendit, ja kur miratohet marrëveshja me Pfizer për vaksinën anti-covid

Përcaktimi i prokurorëve në SPAK dhe buxheti i 2020, çfarë do të diskutohet në kuvend sot

28/01/2021
Sot, shkrimtari i madh Ismail Kadare feston 85-vjetorin e lindjes

Sot, shkrimtari i madh Ismail Kadare feston 85-vjetorin e lindjes

28/01/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.