• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

OBSH kërkon auditim të laboratorëve kinezë ku u identifikua koronavirusi

20/07/2021
in Botë
0
Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje të premten për një auditim të laboratorëve kinezë ku u identifikuan rastet e para të Covid-19, si pjesë e hetimit për origjinën e pandemisë.

Kreu i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, propozoi auditimin gjatë një takimi me vendet anëtare të organizatës. Ai tha se për të çuar hetimin përpara ishte e nevojshme të kryheshin “kontrolle të laboratorëve përkatës dhe institucioneve kërkimore aktive në rajonin ku rastet e para u identifikuan në dhjetor të vitit 2019”.

Kërkesa e tij erdhi një ditë pasi tha se ishte e parakohshme të përjashtohej një lidhje e mundshme midis pandemisë dhe një “rrjedhjeje laboratorike”. Ai gjithashtu nxiti Kinën që të ishte më transparente, duke nënvizuar se aksesi në të dhënat e papërpunuara ishte një sfidë për ekipin ndërkombëtar që udhëtoi në Kinë në fillim të këtij viti për të hetuar burimin e Covid-19.

Përveç kontrolleve të laboratorëve kinezë, OBSH gjithashtu dëshiron të kryejë “studime të integruara të njerëzve, jetës së egër, kafshëve, fermave dhe mjedisit” dhe “studime që u japin përparësi zonave gjeografike ku qarkullimi i SARS-CoV-2 është raportuar më herët.”

Përpos kësaj, OBSH bëri thirrje për “studime në lidhje me tregjet e kafshëve në dhe rreth Wuhan-it [ku u raportua për herë të parë virusi], duke përfshirë studime të vazhdueshme të kafshëve të shitura në tregun me shumicë” si dhe “studime në lidhje me aktivitetet e gjurmimit të kafshëve, më shumë punë në epidemiologji dhe epidemiologji molekulare, përfshirë sekuencat e hershme të virusit.”

Të premten, Pekini hodhi poshtë kritikat e kreut të OBSH-së për pretendimin e mungesës së bashkëpunimit të Kinës. Më parë, autoritetet në Kinë e kanë përshkruar teorinë se virusi mund të ketë dalë nga një laborator i Wuhan-it si “absurde”. Madje në Kinë janë promovuar teori që thonë se virusi është importuar nga prodhime deti të ngrira.

Ekipi i ekspertëve të OBSH-së që udhëtoi drejt Kinës, u shpreh në mars se me shumë gjasë, koronavirusi është transmetuar nga lakuriqët e natës te njerëzit përmes një kafshe tjetër.

Tags: albanewslaboratoret e covidobshorigjina e covid 19
Previous Post

Pagesat për PPP-të bien me 29% më 2020; Rriten për inceneratorin e Tiranës dhe Rrugën e Kombit

Next Post

Programi më i fuqishëm i përgjimit/ Si u përgjuan me programin izraelit ‘Pegasus’ gazetarë dhe politikanë në botë

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Programi më i fuqishëm i përgjimit/ Si u përgjuan me programin izraelit ‘Pegasus’ gazetarë dhe politikanë në botë

Programi më i fuqishëm i përgjimit/ Si u përgjuan me programin izraelit 'Pegasus' gazetarë dhe politikanë në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 30 vjet më parë/ Fotoreporteri italian: ‘Isha 16 vjeç kur shkrepa këtë foto që mbeti në histori’

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.