Tiranë- Ditën e sotme, Gjykata e Lartë ka liruar automjetin e blinduar të kreut të ‘Bandës së Durrësit’, Lulzim Berishës. Automjeti u bllokua disa muaj më parë nga OFL së bashku me disa pasuri të tjera në emër të Lulzim Berishës.
Mjeti ishte sekuestruar në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, dhe u lirua pasi u vërtetua se ishte e pajisur me dokumenta të rregullta. Ku sipas avokatit të Lulzim Berishës, Detar Hysi pasuria e klientit të tij është e ligjshme.
OFL nuk pati rezultat për sekuestrimin e ndonjë pasurie për ish-kreun e Bandës së Durrësit.