Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka reaguar në lidhje me megaoperacionin ndërkombëtar të drogës të koduar ‘Shpirti’.
Soreca përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se lufta ndaj krimit të organizuar dhe pastrimit të parave e afron më shumë Shqipërinë me BE.
Sipas tij operacioni me 38 të arrestuar është një tregues i mirë i punës së bërë mes autoriteteve italiane dhe shqiptare.
Një operacion tjetër i rëndësishëm kundër krimit të organizuar dhe trafikimit ndërkombëtar të drogës në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë falë bashkëpunimit të madh midis DIA SPAK dhe Policisë së Shtetit me mbështetjen e Eurojust. Rezultatet 38 persona të arrestuar dhe pasuri me vlerë miliona euro të sekuestruara. Lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave e afron më shumë Shqipërinë me BE”, shkruan ambasadori Soreca.