Transporti urban në Tiranë, Kamëz dhe Vorë reduktoi shërbimin 50% për shkak të mospërballimit të kostove të larta nga kriza e Covid-19 dhe shtrenjtimi i çmimit të naftës.
Operatorët në Tiranë kërkojnë indeksim të çmimit të biletës dhe të abonesë mujore. Çmimi i biletës të transportit urban në Tiranë është 40 lekë dhe i abonesë të linjës 1,200 lekë dhe abonesë të përgjithshme 1,600 lekë. Në një letër drejtuar më 5 Tetor 2021 ministres të Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj operatorët kërkojnë indeksimin e çmimit të biletës, uljes të TVSH-së, si dhe heqjen e akcizës ose të taksës të qarkullimit për naftën e përdorur nga sektori i transportit.
Më pas Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas më 8 Tetor 2021 i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama ku kërkon që për përballimin e kostove të larta të kompensohet çmimi i biletës 30 lekë për biletë dhe të abonesë 600 lekë për abone, në të kundërt paralajmëron ofrim të shërbimit deri në 20% nga 1 nëntori.
Kostandin Foni, drejtor i linjës urbane Kombinat-Kinostudio-Tufinë tha për Monitor se vendimi për reduktimin e shërbimit deri në 50% erdhi për shkak të rritjes të kostove nga shtrenjtimi i naftës nga 135 lekë/litër në 165 lekë/litër dhe mosplotësimi i shumë prej kërkesave financiare për këtë sektor. “Sektori i transportit urban ka kërkuar plotësimin e disa kërkesave financiare me qëllim zbutjen e efekteve të krizës nga Covid-19. Kërkesat financiare janë dërguar edhe para pandemisë, për të cilat nuk kemi marrë zgjidhje. Për shkak të rritjes të kostove dhe mospërballimit të tyre nga rritje e çmimit të naftës nga 135 lekë/litër që furnizoheshim më parë në 165 lekë/litër që po e blejmë aktualisht, jemi të detyruar nga sot të reduktojmë shërbimin tonë në 50%. Në vështirësi financiare jemi gjithashtu edhe për rritjen e pagave të punonjësve, të cilët po na largohen pasi kërkojnë paga më të larta. Për të përballuar këtë situatë Ministria e Financave dhe Ekonomisë duhet të bëjë indeksimin e biletës njëpërdorimshme dhe të abonesë të pajtimit mujor, bazuar në kostot e operatorëve, shpenzimet, humbjet dhe fitimet”, pohon z. Kostandin Foni nga kompania “Shega Trans”.
Pas rihapjes nga pandemia (shërbimi i transportit rinisi aktivitetin më 6 korrik 2020) shërbimi i transportit urban në Tiranë u përball me rënie të pasagjerëve deri në 60%, ndërsa u përdor 75% e flotës të autobusëve. Për t’i mbijetuar krizës në këtë periudhë operatorët i kërkuan qeverisë plotësimin e 4 kërkesave financiare si: subvencionimi i të ardhurave të munguara për subjektet transportuese si pasojë e kufizimeve të protokollit të sigurisë; Heqja e akcizës dhe e taksave të karburantet, siç është zbatuar dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë; Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% – 0% për vitin 2020 dhe rikthimin në nivelin 6% në vijim si sektori i hoteleri turizmit; Rimbursimi në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport publik falas.
Në një letër dërguar para pak ditësh kryeministrit Edi Rama, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas paralajmëron ndërprerjen 50% të shërbimit për shkak të rëndimit të kostove nga kriza e Covid-19 dhe shtrenjtimi i çmimit të naftës. Në letrën e 10 tetorit që sektori të mos rrezikojë falimentimin, Shoqata Kombëtare e Transportit kërkon plotësimin e 4 kërkesave financiare , si: Kompensimi i tarifës të biletës njëpërdorimshme 30 lekë/biletë; Kompensimi i biletës të pajtimit mujor, abone e përgjithshme në masën 600 lekë/ abone; Kompensim i biletës së pajtimit mujor abone linje, 600 lekë/abone; Kompensim të tarifës për biletën e studentit.

Marrë nga Monitor.al