• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

ONP: Shqipëria ka punësimin informal sa 3-fishi i Rajonit, rroga e “zarfit” dominon

12/03/2021
in Ekonomi
0
ONP: Shqipëria ka punësimin informal sa 3-fishi i Rajonit, rroga e “zarfit” dominon

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) përllogarit se Shqipëria ka punësimin ne të zezë gati dyfish më të lartë se mesatarja europiane dhe një nga nivelet më të larta në rang europian.

Sipas të dhënave që i takojnë vitit 2019, ILO përllogarit se punësimi informal në Shqipëri është 56.7 për qind e totalit të punësuarve.

Pas Shqipërisë normën më të lartë të informalitetit në punësim e ka Bosnja me 30 për qind të totalit të punësimit. Në vende të tjera të Europës që nuk janë anëtarë të BE ky tregues është shumë herë më i ulët. Në Maqedoni punësimi informal ishte vetëm 13.8 për qind e totalit në vitin 2019, ndërsa në Serbi 18.7 për qind.

Edhe Moldavia që për disa tregues të tjerë ekonomikë renditet me keq se Shqipëria, punësimin informal e ka 25 për qind të totalit. Në Bashkimin Europian, informaliteti në tregun e punë është mesatarisht 18 për qind sipas ILO-s.

ILO bën thirrje se Shqipëria ka ende një hapësirë të madhe të pashfrytëzuar në tregun e punës e cila mund të përdoret për të ulur deficitet e skemës se pensioneve dhe të sigurimeve shëndetësore.

Informaliteti në Shqipëri mbetet shqetësues edhe për biznese dhe persona që veprojnë brenda kontureve të ligjit dhe shfrytëzojnë dobësitë e tij duke krijuar evazion fiskal.

Rastet tipike përfshijnë punën e padeklaruar, ku njësitë ekonomike me dashje shmangin taksimin e punës duke dhënë rroga cash që në Shqipëri njihet gjerësisht si “paga e zarfit”.

Për sigurimet shoqërore, puna e padeklaruar nënkupton mashtrim dhe evazion të kontributeve tatimore dhe të sigurimeve shoqërore. Tipike është deklarimit të pagës, kur punëdhënësi e paguan punëtorin me një nivel page që nënkupton nivelin minimal të kontributit përcaktuar nga ligji, ndërsa pjesa e mbetur e pagës së tyre paguhet cash.

Sipas ekspertëve të ILO-s informaliteti që vjen nga paga e nëndeklaruar është shumë sfidues se punësimi në të zezë. Për boshnjaket 32 e për qind nga popullsia e punësuar janë siguruar në informalitet. Kontributet e papaguara të sigurimeve shoqërore arritën në 4.7 për qind të PBB-së dhe tatimi mbi të ardhurat e papaguara në 0.5 për qind të PBB-së.

Në Moldavi, 34.8 për qind e popullsisë së punësuar kishin një punë informale. Të ardhurat e padeklaruara për shkak të punësimit joformal dhe raportimit të nën raportuar ishin të barabarta me 12.9 për qind të PBB-së. Kontributet e papaguara të sigurimeve shoqërore nga të ardhurat e padeklaruara ishin 5.2 për qind të PBB-së (4.1 për qind për sigurimet shoqërore dhe 1.1 për qind për sigurimet shëndetësore).

Informaliteti në tregun e punës në Shqipëri është kompleks. Ekzistojnë kategori të tilla si fermerët që përfshira në skemë dhe puna e nëndeklaruar. Nga popullsia në moshë pune, 20 – 64 vjeç, numri i kontribuuesve në skemën e sigurimeve përfaqëson vetëm 44.5 për qind. 55.5 për qind e mbetur e popullsisë që punon nuk po kontribuonin në Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Mbulimi me sigurime është i plotë për punonjësit zyrtarë, dhe më tej me ulje në 42 për qind për të vete punësuarit, dhe praktikisht zero për punonjësit informalë./ B.Hoxha

Marrë nga Monitor.al

Tags: albanewsOrganizata ndërkombëtare e Punëspuna ne te zezepunesimi informal
Previous Post

Qeveria pritet të shtyjë edhe me dy muaj afatin e deklarimit të pronarëve përfitues

Next Post

Parashikimi i motit për ditën e sotme/ Kthjellime dhe vranësira të dendura

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Parashikimi i motit për ditën e sotme/ Kthjellime dhe vranësira të dendura

Parashikimi i motit për ditën e sotme/ Kthjellime dhe vranësira të dendura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Admir Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt

    Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Rihana tregon arsyen e veshjeve ekstravagante në shtatzëni

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Koleksioni i vizatimeve rrëqethëse të vitit 1946, tmerri i Luftës së Dytë Botërore përmes syve të fëmijëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.