• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

OSHEE do të nxjerrë në treg të lirë 7 mijë biznese nga janari 2022, do ta blejnë energjinë me çmim tregu

04/11/2021
in Ekonomi
0
OSHEE do të nxjerrë në treg të lirë 7 mijë biznese nga janari 2022, do ta blejnë energjinë me çmim tregu

Bizneset në tregun e lirë do të sigurojnë energjinë me çmimet e tregut ku 1 kwh energji arrin në 25 lekë, më shumë se dyfish nga çmimet e rregulluara që paguajnë sot këto subjekte. Faza e dytë e liberalizimit të tregut të energjisë pritet të nisë në janar 2022 kur në treg të lirë do të dalin të paktën 7 mijë biznese. Burime pranë OSHEE Group thanë se bëhet fjalë kryesisht për bizneset e lidhura në tensionin 20 kilovolt ndërkohë që sipas ligjit duhet të dalin edhe bizneset e lidhur në tensionin 10 apo 6 kilovolt.

Faza e parë e liberalizimit nisi në vitin 2018 me daljen e mbi 90 kompanive të lidhura në tension 35 klilovolt, një proces që u shoqërua me problematika për shkak të mungesës së eksperiencës nga ana e kompanive për të siguruar energji të vetëm në treg.

Kjo bëri që periudha e tranzicionit të bëhej nga dy muaj në dy vjet. Gjatë kësaj kohe kompanitë furnizoheshin për të paktën dy vite nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit(FMF pjesë e OSHEE), me çmime tregu. Edhe për grupin e dytë që do të dalin në treg në janar të vitit të ardhshëm pritet që të ndiqet e njëjta praktikë ku Furnizuesi i Mundësisë së Fundit do t’ju sigurojë energji për të paktën dy vite (edhe pse ata kanë të drejtë të dalin nga ky furnizues në çdo moment që sigurojnë vetë kontratë me furnizues të ri) por çmimi do të jetë sipas formulës aktuale.

Kjo e fundit është miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë dhe parashikon që në çmim të përfshihen tarifat e transmetimit, shpërndarjes, kostot për shpenzimet operative si dhe një marzh fitimi për FMF. Kur çmimi rezulton i ulët Enti ka vendosur si dysheme nivelin 9.5 lekë/kWh sa është çmimi për konsumatorët familjarë duke e përdorur këtë si një instrument për të nxitur bizneset që të dalin në treg të lirë vullnetarisht nëse energjia sigurohet me çmim më të ulët se ky dhe jo të furnizohen nga FMF.

Bizneset do ekspozohen ndaj çmimeve të larta aktuale të tregut

Liberalizimi ka dy anë të medaljes. Në vite të mira hidrike apo kur prodhimi i energjisë është i lartë, çmimi me të cilën sigurohen kontratat në treg të lirë mund të jenë më të mira sesa në tregun e rregulluar. Por në momentet kur prodhimi i energjisë është i ulët dhe vitet hidrike nuk janë të favorshëm çmimet pësojnë rritje të dukshme. Momenti në të cilën 7 mijë biznese do të dalin në treg të lirë është ndoshta më jo i favorshmi për ta, për shkak të një krize që ka marrë përmasa globale. Kjo do të thotë që bizneset në tregun e lirë do të sigurojnë energjinë me çmimet e tregut ku 1 kwh energji arrin në 25 lekë. Në raport me çmimet e rregulluara ky nivel është më shumë sesa dyfish.

Problematika me çmimet mbetet shqetësues për këtë kategori duke qenë se jemi në kushtet e një krize dhe ku çmimet në bursa nuk pritet që të ulen të paktën deri në mes të vitit 2022. Por edhe gjatë kësaj periudhe ulja do të jetë modeste duke zbritur nga mbi 200-250 euro/Mwh që jemi aktualisht në 150 euro/Mwh.

Stabilizimi i plotë i çmimeve për të shkuar drejt niveleve të mëparshme në 50-70 euro/Mwh do të kërkojë të paktën dy vite sipas ekspertëve të tregut. Ekspozimi ndaj këtyre çmimeve do të verë në vështirësi një pjesë të bizneseve të cilët edhe pse mund të arrijnë të sigurojnë energjinë do të paguajnë një kosto të lartë për të çka do të reflektohet tek kostoja e prodhimit e në vazhdim me efekt zinxhir tek kostoja e produkteve të konsumatorëve. Pjesa më e madhe e bizneseve në grupin që do të dalin në tregun e lirë janë në zonat e industrializuara dhe kryesisht mes Tiranës dhe Durrësit.

Lexo edhe këtë: Biznesi i madh, përballë ortekut të çmimeve; Për të liberalizuarit tarifat e energjisë janë dyfishuar, ç’do të ndodhë me të tjerët

Çmimet aktuale për bizneset

Liberalizmi edhe pse u përcaktua në ligjin “Për sektorin e energjisë elektrike” i vitit 2015 ka nisur më herët për tregun shqiptar. Hapja nisi në vitin 2011 kur konsumatorët e lidhur në tensionin e lartë 220 u nxorën nga sistemi dhe iu kërkua që të siguronin energjinë të vetëm.

Në atë kohë ishin kryesisht kompanitë e çimentos apo Kurumi, të cilat ishin të lidhura në këtë nivel tensioni dhe që do të kalonin fazën e tranzicionit. Më pas kjo do të pasohej në 2018 nga bizneset e lidhur në tension 35 kilovolt. Pjesa tjetër kanë mbetur në tregun e rregulluar që do të thotë se energjinë e blejnë aktualisht me çmimet që miratohen nga Enti Rregullator i Energjisë.

Kështu me tarifat aktuale bizneset e lidhur në tension 20 kilovolt paguajnë një kilovat/orë energji 11 lekë ndërkohë që në pik paguajnë 12.65 lekë/kwh. Të njëjtat tarifa rezultojnë edhe për bizneset e lidhur në tension 10/6 kilovolt. Çmimi i shitjes së 1 kwh energji për bizneset e lidhur në tension të mesëm dhe me matës në tension të ulët është mesatarisht 12.4 lekë ndërsa në pik 14.3 lekë.

Furrat e bukës të konsideruara si një biznes sensitive ndaj çmimeve të energjisë dhe të lidhura në tension 10/6 kilovolt kanë një çmim 8.17 lekë/kwh çmim dukshëm ky më i ulët se kategoritë e tjera. Konsumatorët familjarë paguajnë 1kwh energji me 9.5 lekë/kwh.

Çmimet në bursa

Çmimet e energjisë këtë vit kapën një nivel të paprecedent duke arritur mbi 320 euro/Mwh. Niveli i ulët i prodhimit hidrik në vend në këtë periudhë ka bërë që shumica e konsumit të sigurohet në treg të lirë duke bërë që importet në total vetëm në tetor të kapnin vlerën 65 milionë euro ndërsa fillimi i nëntorit t’i kushtojë OSHEE-së edhe 15 milionë euro të tjera.

Nxjerrja në treg të lirë e fashës së bizneseve që janë konsumatorë të lidhur në tension 20 kilovolt pritet të pakësoje ndjeshëm sasinë e energjisë që kompanisë së shpërndarjes i duhet për të furnizuar tregun e rregulluar. Aktualisht vendi është në gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji e cila sipas vendimit të qeverisë është në fuqi deri më 15 prill 2022.

Gjatë kësaj kohe të tre operatorët e sektorit si KESH, OST apo OSHEE duhet të pezullojnë investimet përveçse atyre të nevojshëm për aktivitetin e operimit dhe duhet të fokusohen tek sigurimi i sasisë së nevojshme të energjisë për konsum në vend.

Marrë nga Monitor.al

Tags: albanewsbizneseosheetreg i lire
Previous Post

‘Duhet të sqaroni një çështje në romancën tuaj!’ Horoskopi i shenjave për sot sipas Paolo Fox

Next Post

Sot takimi i radhës i “Open Balkan” në Beograd, bashkohet edhe Mali i Zi

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Sot takimi për “Open Balkan” në Beograd, Zaev zëvendësohet nga Dimitrov

Sot takimi i radhës i “Open Balkan” në Beograd, bashkohet edhe Mali i Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.