• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Pacientët e COVID-19 me pasoja edhe pas muajsh të tërë

06/12/2020
in Aktualitet, Botë
0
Pacientët e COVID-19 me pasoja edhe pas muajsh të tërë

Ndërsa pandemia po mbush vitin, doktorët janë duke monitoruar pacientët e COVID-it që ende vuajnë pasojat e sëmundjes. Ata vazhdojnë të përjetojnë simptoma megjithëse kanë kaluar muaj pasi kaluan efektet e menjëhershme të virusit.

Michael Reagan u infektua me COVID-19 në fillimet e pranverës.

Deri nga maji mendoi se më e keqja kishte kaluar.

Por, në qershor ai ende nxirrte gjak kur kollitej, kishte vështirësi në frymëmarrje, i dridheshin duart, i binte të fikët herë pas here dhe zemra i rrihte me shpejtësi.

Për më tepër, nuk e rikuperoi dot shijen dhe nuhatjen.

“Ndiej aroma të pavërteta. Më duket sikur diçka digjet gjatë gjithë kohës. Nuhas tym. Shpesh ngrihem natën me pizhama dhe vrapoj nëpër apartament për të kontrolluar se çfarë po digjet. Dhe nuk ka asgjë”, thotë ai.

Reagan klasifikohet nga doktorët ndër pacientët që nuk u shëruan kurrë plotësisht nga efektet e dëmshme të COVID-19.

Dhe ai nuk është i vetmi. Ka mijëra të tjerë që vuajnë nga e njëjta sindromë.

Reagan dhe një grup pacientësh afatgjatë krijuan një grup në internet dhe madje edhe një takim me përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Një nga faktorët është se njerëzve u rikthehet sëmundja. Duken sikur përmirësohen, por pastaj bëhen më keq; simptomat rikthehen, dhe shpesh shfaqen simptoma të reja”, thotë Hannah Davis, nga Grupi Kërkimor i Qytetarëve Shkencëtarë.

Sot shkencëtarët bien dakort se COVID-19 është një sëmundje në sistem; ajo ndikon organe të ndryshme të njeriut, përfshirë trurin dhe sistemin nervor.

Një studim i fundit i publikuar nga neurologu Igor Koralnik zbuloi se rreth një e treta e pacientëve që i mbijetuan COVID-it, patën modifikime të funksioneve të trurit. Simptomat ishin që nga çorientimi dhe deri tek rënia në koma. Dhe këto u shfaqën edhe tek pacientët me forma të lehta të COVID-it, madje edhe tek ata që nuk patën simptoma.

“Duhet ca kohë që njerëzit të kalojnë simptomat fillestare të frymëmarrjes. Më tej kanë një interval pa asnjë simptomë, dhe pastaj shfaqin këto pasoja të vazhdueshme neurologjike”, thotë zoti Koralnik.

Problemi i këtyre pacientëve afatgjatë po shtohet, dhe në mbarë Shtetet e Bashkuara po hapen klinika të posaçme për të ndihmuar këta persona.

Në një klinikë në Seattle, Amy Compton-Phillips – doktorja që kuroi pacientin e parë me COVID në Shtetet e Bashkuara – po përpiqet të mësojë më shumë për këtë kategori pacientësh.

“Po zhvillojmë një studim të madh me grupin e Qytetarëve Shkencëtarë, në përpjekje për të kuptuar se cilat janë simptomat, çfarë përjetojnë që nga momenti i diagnozës. Po përpiqemi të kuptojmë nëse pacientët afatgjatë janë 35%, 10% apo 75%. Nuk e dimë, por po përpiqemi shumë që të mësojmë”, thotë ajo.

Edhe Michael Reagan shpreson të ketë ndonjë përgjigje së shpejti. Si shumë pacientë të tjerë afatgjatë, ai ende nuk punon dot. Më e shumta që mund të bëjë është një shëtitje e shkurtër me qenin e tij. /VOA/

Tags: covidmjeketpasijatpasojat zgjasin
Previous Post

Dëshmia tronditëse nga Sanatoriumi/ I riu mes lotësh: Po më vdes nëna në ambulancë si kafsha, s’ka vende. Po na plas shpirti (video)

Next Post

Dramatike situata në SHBA, 230 mijë të infektuar në një javë, në Britani pritet vaksinimi i Mbretëreshës

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Next Post
Dramatike situata në SHBA, 230 mijë të infektuar në një javë, në Britani pritet vaksinimi i Mbretëreshës

Dramatike situata në SHBA, 230 mijë të infektuar në një javë, në Britani pritet vaksinimi i Mbretëreshës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ngrirja e qafës dhemb: ka një mënyrë mjaft natyrale për të zgjidhur si problem

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pa asnjë sëmundje shoqëruese, ky është i riu nga Elbasani që vdiq nga koronavirusi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.