• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Paga reale në sektorin shtetëror u rrit vetëm 0.4% në vitin 2020

23/05/2021
in Ekonomi
0
Dalin statistikat e Eurostat: Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë

Paga reale në sektorin shtetëror u rrit vetëm 0.4% gjatë vitit të kaluar, nga 1.9 për qind në vitin 2019, raportoi INSTAT.

Në dekadën e fundit rritja e pagave në ekonomi, por sidomos në sektorin shtetëror ka qenë e zbehtë. Qeveria u përfshi në një proces të fortë konsolidimi fiskal për të ulur borxhin publik dhe i frenoi disa lloje shpenzimesh të tilla si pagat. Por këtë vit situata ndryshoi disi pasi qeveria aplikoi rritje të pagave në vlerë që shkuan deri në 40 për qind për kategori të tilla si mjekët.

Nga viti 2013 deri në vitin 2020 paga reale në sektorin shtetëror u rrit me 9.8 për qind. Të dhënat e azhurnuara për pagën reale në sektorin shtetëror tregojnë se ritme e larta të rritje u panë përgjatë viteve 2000-2009, ku rritja reale ishte në intervalet 8-17%. Por pas vitit 2013 qeveria ndërmori masa kursimi për shkak se borxhi publik kishte kaluar 70%, teksa të ardhurat buxhetore nuk po rriteshin.

Paga mesatare në sektorin shtetëror arriti 64,389 lekë në fund të vitit 2020 nga 63084 lekë që ishte në vitin 2019.

Si në sektorin privat dhe në atë shtetëror Shqipëria ofron pagat më të ulëta në raport me rajonin. Sipas të dhënave që i takojnë vitit 2019 dhe vitit 2020 të azhurnuara nga Banka Botërore Shqipëri e kishte fondin e pagave në raport me PBB në jo më shumë se 4,5 për qind. në të kundërt vendet e Rajonit të tilla se Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova e kanë fondin e pagave për administratën mbi 10 për qind të PBB.

Paga mesatare në Shqipëri, në vitin 2019, ishte 420 euro, që është të paktën 30% më e ulët se gjithë vendet e tjera të rajonit. Pas Shqipërisë, renditet Kosova (602 euro), Maqedonia (617 euro), Serbia dhe Bosnja e kanë pagën mesatare rreth 700 euro. Ndërsa më shumë paguhen punonjësit në Mal të Zi, mesatarisht me 770 euro. Ky nivel pagash është në linjë dhe me të dhënat e Eurostat për të ardhurat për frymë, ku Shqipëria i ka ndër më të ulëtat në Europë, me 31% të mesatares europiane.

Ndonëse ndikim në këtë nivel të ulët mund të ketë dhe informaliteti i lartë në tregun e punës në vend, pagat janë më të ulëta dhe në shtet, përfshirë arsimin dhe mjekësinë, apo dhe në aktivitete ku nuk ka informalitet, si në sektorin financiar apo telekomunikacionet.

Një strategji e Departamentit të Administratës publike në vendin tonë parashikon se, në kuadër të reformimit të sistemit të pagave, është finalizuar një studimi analitik, i cili përcakton rrugën për zbatimin e elementeve të rinj të sistemit të pagave të miratuar nga Ligji i Shërbimit Civil, duke mbajtur në konsideratë parimin “pagë e njëjtë për punë të njëjtë”.

Sipas DAP, kjo reformë e rëndësishme është një element kyç në motivimin e nëpunësve të administratës publike duke ofruar një shpërblim të drejtë për përgjegjësinë dhe punën e gjithsecilit./ B.Hoxha

Tags: instatPAGA REALERRITJA E PAGAVESEKTORI SHTETEROR
Previous Post

OBSH: Numri i viktimave nga Covid-19 mund të jetë tre herë më i lartë

Next Post

‘Përkushtojuni vetes dhe ekulibroni ndjenjat!’ Horoskopi i Paolo Fox për datën 24 maj 2021

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Horoskopi

'Përkushtojuni vetes dhe ekulibroni ndjenjat!' Horoskopi i Paolo Fox për datën 24 maj 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.