TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në mënyrë indirekte akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me përballimin e situatës së koronavirusit në Shqipëri.
Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Rama shkruan se bluzat e bardha në Shqiëpri do të përfitojnë rritjen më të madhe të pagës që kanë marrë ndonjëherë.
“Me rritjen më të lartë ndonjëherë të pagave për bluzat e bardha, që po përballen me sfidën e njëherë një shekulli në shëndetësi, duke u përulur me respekt para punës së tyre e sidomos para sakrificave të atyre të cilët luftojnë papushim prej muajsh e muajsh në vijën e zjarrit me Armikun e Padukshëm, ju uroj një ditë të mbarë,“-shkruan Rama.