• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Pagat kalojnë nivelet e parakrizës në bizneset e teknologjisë dhe hotelerisë, por janë më të ulëta në bare, restorante dhe agjenci udhëtimi

30/09/2021
in Ekonomi
0
Pagat kalojnë nivelet e parakrizës në bizneset e teknologjisë dhe hotelerisë, por janë më të ulëta në bare, restorante dhe agjenci udhëtimi

Bizneset që janë lidhura me programimin e kompjuterëve, metalurgjisë dhe materialeve elektrike, hoteleve, informacionit dhe komunikimit panë rritje të lartë në krahasim me periudhën para pandemike në tremujorin e dytë 2021.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, bizneset e programimit rritën mesatarisht fondin e pagave me 134 % në tremujorin e dytë të vitit 2021 në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Grupi i bizneseve ku përfshihen metalurgjia, prodhimi i materialeve elektrike; prodhimi i produkteve elektronike, elektrike dhe kompjuterike; prodhimi i makinerive dhe mjeteve të transportit rriten fondin e pagave mesatarisht me 71% në raport me vitin 2019.

Rritja ishte e fortë veçanërisht për biznesin e hotelerisë, në të cilat fondi i pagave ishte 42% më i lartë se periudhën e para krizës (tremujori i dytë 2019). Biznesi i hotelerisë është përfshirë në zhvillime të vrullshme vitet e fundit për shkak të zhvillime pozitive në turizëm. Këto biznese ishin më të dëmtuarat gjatë krizës pandemike sidomos në vitin 2020. Por rikthimi drejt normalitetit nga njëra anë dhe mungesa e krahut të punës nga ana tjetër ka çuar drejt rritjes të pagave në këto biznese.

Bizneset e lidhura me informacionin dhe komunikimin kishin gjithashtu rritje të lartë të fondit të pagave me rreth 35 për qind në krahasim me nivelet e para krizës (2019).

Rritje me ritme dyshifrore u vu re edhe në sektorin e energjisë dhe ujit (+30%), Tregtisë me shumicë (+23), Tregtia me pakicë (+18%), Aktivitete postare (+18%), aktivitete inxhinierike ((+15%), Ndërtimi (+10%), etj,. (shih grafikun bashkëngjitur).

Në të kundërt indeksi i pagave në disa sektorë që u dëmtuan rëndë nga pandemia vijuan të ishin më rënie në raport me periudhën e parakrizës.

Rënien më të madhe e shënoi indeksi i pagës në bizneset e bareve dhe restoranteve, i cili ishte 54 për qind më i ulët se, në të njëjtën periudhe të vitit 2019. Agjencitë e udhëtimit ishin të dytat për rënien më të madhe të indeksit me rreth 42 % për të njëjtat periudha krahasimore.

Grupi i bizneseve në aktivitetet “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku” ishte i treti për rënien më të madhe të indeksit të pagave me- 29%, i ndjekur nga industria nxjerrëse me -20%, industria e lëkurë këpucëve me -17.5%.

Gjithashtu indeksi i pagave ishte 9.2 % më i ulët në transportin ajror, krahasuar me nivelin e parakrizës, në sektorin e telekomunikacionit me -5.9% dhe në transportin ajror me -5.9%.
Pandemia e Covid -19 i ndikoi negativisht bizneset e lidhura me udhëtimet dhe argëtimin të tilla si baret, restorantet dhe transportin, teksa aktivitete të tjera që kishin në themel ofrimin e mallrave dhe shërbimeve në distance shënuan rritje.

Programuesit dhe profesionet e lidhura me teknologjinë dhe komunikimin ishin më të kërkuarit gjatë pandemisë dhe për rrjedhojë patën edhe rritje më të lartë të pagave në raport me sektorët e tjerë.

Marrë nga Monitor.al

Tags: albanewsbizneset e teknologjisehoteleri turizemnivelet e parakrizespagat e punonjesve
Previous Post

Pacquiao nga boksi në politikë: 12 herë kampioni i botës kërkon të bëhet presidenti i Filipines

Next Post

‘Do kaloni një ditë të mbushur me dashuri!’ Horoskopi i Paolo Fox për datën 30 shtator 2021

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Horoskopi 2021

'Do kaloni një ditë të mbushur me dashuri!' Horoskopi i Paolo Fox për datën 30 shtator 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.