• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Pandemia e koronavirusit, ndikimi ekonomik që kanë pasur karantinat e kohëve të fundit

06/02/2021
in Ekonomi
0
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Bota e pasur ka arritur të zbusë koston e tyre ekonomike, shkruan The Economist

Karantinat e pranverës, të cilat në kulmin e tyre mbuluan më shumë se gjysmën e popullsisë së botës, provokuan një rënie të plotfuqishme. Në prill, prodhimi ekonomik global ishte 20% më i ulët.

Ndërkohë që rastet e koronavirusit janë rritur sërish, vendet e pasura po imponojnë një raund tjetër masash kufizuese. Franca ishte në karantinë në nëntor, Italia u mbyll gjatë Krishtlindjeve dhe Anglia hyri në një karantinë kombëtare më 6 Janar. Pjesë të Japonisë kanë hyrë në një gjendje të jashtëzakonshme.

Situata në Amerikë është më e ndërlikuar, ku autoritetet shtetërore dhe lokale, jo qeveria federale, janë kryesisht përgjegjëse për urdhrat e qëndrimit në shtëpi. Por matjet e rreptësisë së masave kufizuese tregojnë se kufizimet janë gati po aq të forta sa në pranverë.

Raundi i fundit i karantinave do të godasë përsëri ekonominë – por, ndoshta, jo aq fort. Analistët në bankën Goldman Sachs kanë argumentuar se në rastin e Britanisë “ndjeshmëria e aktivitetit ekonomik ndaj kufizimeve të COVID-19 është zvogëluar ndjeshëm që nga karantina e parë”. Në studimin e botuar më 8 janar, banka HSBC vuri në dukje se prodhimi industrial gjerman “e zgjati rimëkëmbjen e tij në nëntor, pa u penguar nga bllokimi i ri”.

Raporti i vendeve të punës në Amerikë për muajin dhjetor, i publikuar në të njëjtën ditë, tregoi se punësimi ra për herë të parë që nga prilli – një rezultat dëshpërues kur miliona njerëz janë ende pa punë. Megjithatë, tregues të tjerë ekonomikë me frekuencë të lartë, si ata për shpenzimet e konsumatorit, janë në gjendje më të mirë se sa në pranverë.

Do të kalojnë disa kohë para se shifrat zyrtare të PBB-së të konfirmojnë qëndrueshmërinë në rritje të vendeve të pasura ndaj masave kufizuese. Por në një studim të kohëve të fundit, Nicolas Woloszko nga OECD, një think-tank mbi shtetet e pasura, përdor të dhënat nga Google për të ndërtuar një vlerësim javor të PBB-së për ekonomitë e mëdha. Në prill, ato po operonin me rreth 80% kapacitet. Tani po operojnë me mbi 90% (shih grafikun). Tre faktorë kryesorë shpjegojnë përmirësimin: më pak frikë nga publiku; politika qeveritare e kalibruar më mirë; dhe përshtatja nga bizneset.

Qëndrueshmëria e ekonomisë përballë valës së fundit të masave bllokuese ka disa implikime. Kur virusi filloi të përhapet për herë të parë, qeveritë kishin ndër mend të ngrinin ekonominë në vend. Por me kalimin e kohës, është bërë e qartë se aktiviteti i është përshtatur tronditjes së pandemisë. Kjo do të thotë se qeveritë duhet të bëjnë më pak për sa i përket mbështetjes fiskale – çka është pikërisht plani i tyre në vitin 2021.

Tags: albanewscovid-19ekonomindikimi i pandemise
Previous Post

‘Shmangni stresin në vendin e punës’, horosjopi i Paolo Fox për ditën e sotme

Next Post

Moti i keq në Britani, vendi goditet nga stuhi të mëdha me dëborë(FOTOT)

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Moti i keq në Britani, vendi goditet nga stuhi të mëdha me dëborë(FOTOT)

Moti i keq në Britani, vendi goditet nga stuhi të mëdha me dëborë(FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.