• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Pandemia nxjerr të papunë mbi 12, 600 të rinj, kryesisht në sektorin e turizmit

29/03/2021
in Editorial
0
Turizmi humbi 1.1 mld euro nga pandemia, por dhe shqiptarët “kursyen” 915 mln euro

Pandemia Covid -19 ka krijuar vështirësi në tregun e punës duke cenuar kryesisht grupet më të prekshme, gratë dhe të rinjtë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e fundit të vitit 2020 humbën punën mbi 12 mijë e 600 persona në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Në fund të vitit 2020 INSTAT raportoi se ishin të punësuar 264 mijë e 300 të rinj, ndërsa në fund të vitit 2019 ishin të punësuar 276 mijë e 984 persona.

Shumë të rinj që kanë humbur punën janë drejtuar për ndihmë në zyrat e punës. Të dhënat zyrtare tregojnë se në tre mujorin e katërt të vitit 2020 ishin të regjistruar të papunë rishtas në zyrat shtetërore të punës rreth 5000 të rinj të moshës 15-29 vjeç.

Të dhëna të tjera sektoriale sugjerojnë se të rinjtë që kanë humbur punën ishin të punësuar në sektorin e shërbimeve dhe bizneseve të lidhura me turizmin, si hotelet, baret dhe restorantet. indeksi i punësimit në këto aktivitete shënoi rënie nga 35-50 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2020.

Të dhënat nga Anketa e Forcës së Punës treguan se gjatë tremujorit të fundit të vitit humbën punën mbi 37 mijë persona, prej të cilëve 33 % ishin të rinj.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020, kur ndikimi i pandemisë në tregun e punës ishte më i mprehte dolën të papunë rreth 47 mijë persona, mirëpo me ardhjen e sezonit turistik punësimi nisi rigjallërimin, madje treguesit e punësimit shënuar përmirësim te të rinjtë sidomos. Me përfundimin e sezonit turistik dhe rikthimin e valës pandemike mijëra të rinj e humbën sërish punën.

Rritja e papunësie në moshën 15-29 vjeç ndikon për keq trendët e emigracionit në vend që ishin të larta edhe para krizës pandemike.

Një studim i ekspertëve Gëdeshi dhe King ka identifikuar se, 70% e 20 -vjeçarëve dëshironin të largoheshin nga vendi në vitin 2018. Kjo dëshirë për të lënë vendin është më e lartë tek të rinjtë se te grup-moshat e tjera. Shkaqet lidhen me një seri faktorësh socialë dhe ekonomikë, thotë Gëdeshi. instituti Shqiptar i Statistikave ka raportuar se vitin e kaluar, 25.5% e të rinjve nga mosha 15 – 24 vjeç nuk ishin as në shkollë dhe as në punë.

Studimi mbi të Rinjtë 2018-2019 i institutit Gjerman Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) tregon se potenciali për të emigruar në grup-moshën 15-29 vjeç është rreth 60%. Dëshira e të rinjve për të ikur jashtë vendit është më e lartë se në popullsinë e përgjithshme, ku sipas barometrit të Ballkanit, gjysma e të pyeturve në Shqipëri, pa dallim moshe, raportojnë se do të dëshironin të jetonin larg vendit vitin e kaluar./ B.Hoxha

Marrë nga Monitor.al

Tags: pandemiapapunesisektori i turizmitte rinjte
Previous Post

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i moti për këtë të hënë

Next Post

E RËNDË/ Koronavirusi i merr jetën deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino

Related Posts

Leari dhe saga fundore e një vuajtjeje pa kthim…

Leari dhe saga fundore e një vuajtjeje pa kthim…

27/10/2022
Gjimnazistët e “Qemal Stafës”, promotorë të shkëlqyer të mbrojtjes së mjedisit

Gjimnazistët e “Qemal Stafës”, promotorë të shkëlqyer të mbrojtjes së mjedisit

02/08/2022
Krimi dhe qyteti

Krimi dhe qyteti

16/06/2022
Hapen aplikimet/ 500 vende për në shkollën bazë të policisë (Detajet)

Policët shqiptarë janë të stresuar. Me paga të ulëta dhe të mbingarkuar

06/06/2022
Zjarrfikësit paralajmërojnë protestë: Qeveria na i ka marrë jetët peng!

Zjarrfikësit paralajmërojnë protestë: Qeveria na i ka marrë jetët peng!

11/02/2022
Një mesazh për djemtë, çfarë shkruan Gabriel Garcia Marquez për vajzat inteligjente

Një mesazh për djemtë, çfarë shkruan Gabriel Garcia Marquez për vajzat inteligjente

06/02/2022
Next Post
E RËNDË/ Koronavirusi i merr jetën deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino

E RËNDË/ Koronavirusi i merr jetën deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.