• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Pandemia rrit vëmendjen e shqiptarëve për shtëpinë, importet e furniturës rritje të lartë edhe në 2021

16/08/2021
in Ekonomi
0
Pandemia rrit vëmendjen e shqiptarëve për shtëpinë, importet e furniturës rritje të lartë edhe në 2021

Pandemia e ka rimodeluar stilin e jetesës edhe në Shqipëri ashtu si edhe në të gjithë botën.

Kanalizimi i konsumit në medikamente, ushqime dhe në furniturën e shtëpisë ka vijuar edhe këtë vit teksa shihet se, importet në këto grupe kanë pësuar sërish rritje edhe në 6-mujorin e parë të vitit 2021.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për tregtinë e jashtme ne janar-qershor pësuan rritje të pazakonte importet e produkteve të plastikës, mobiliet dhe pajisjet e lidhura më to, dyshekët dhe enët e kuzhinës që në importe përfaqësohen nga grupi i qeramikës.

Importet e produkteve të plastikës arritën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 në 14,6 miliardë lekë ose rreth 110 milionë euro, me një rritje 28 % në raport me vitin 2020 dhe 19 për qind në raport me vitin normal 2019.

Importet e plastikës ishin grupi i shtatë më importuar në vend për nga vlera e importeve. Ky grup përbëhet kryesisht prej furniturës së shtëpisë dhe kopshteve.

Rritje jo të zakonte pësuan edhe grupi i mobiljeve dyshekëve, krevateve dhe abazhurëve edhe këto pjesë e furniturës së shtëpisë. Importet e këtij grupi arritën në 6-mujorin e parë në 5 miliardë lekë me një rritje 40.7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020 dhe 40 për qind në krahasim me vitin normal 2019.

Rritje të lartë shënuan edhe importet e qeramikës, edhe këto një grup që përfaqësohen kryesisht enët kuzhinës dhe aksesorë të tjerë që lidhen me shtëpinë. Në janar-qershor 2021 importet në këtë grup shënuan vlerën e 4.6 miliardë lekëve me një rritje 33.4 % në krahasim me 6-mujorin e parë 2020 dhe 30.7% në raport me vitin 2019.

Pandemia Covid-19 dhe masat izoluese për frenimin e saj ndryshuan kryekëput stilin e jetesës në vend. Për rrjedhojë konsumi u kanalizua në disa drejtime dhe u frenua në disa të tjetra. Të qëndruarit në shtëpi rriti interesin për më shumë investime në ambientet e brendshme të banesave.

Ketë tendence e reflektojnë edhe shitjet me pakicë edhe importet. Siç shihet nga të dhënat, trendi pandemik i konsumit ka vijuar edhe pas valës së madhe të pandemisë. Edhe pse ekonomia është hapur Shqipëria ka lehtësuar masat qysh në maj të vitit të kaluar, po kufizimet në vendet e tjera kanë frenuar udhëtimet jashtë vendit.

Tendenca për të investuar në ambientet e brendshme të shtëpive është rritur edhe në vendet e tjera. Pasi në të gjithë botën sidomos në Europë, bizneset që e kanë të lidhur aktivitetin me furniturën e shtëpisë kanë pësuar rritje.

Marrë nga Monitor.al

Tags: arredimi i shtepiseimportet e furnituresmobiliepandemia
Previous Post

Dy të vdekur nga Covid-19 në Kosovë dhe 740 raste pozitive në 24 orët e fundit

Next Post

Goditet grupi kriminal në fushën e narkotikëve në Lushnjë, 4 në pranga

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Goditet grupi kriminal në fushën e narkotikëve në Lushnjë, 4 në pranga

Goditet grupi kriminal në fushën e narkotikëve në Lushnjë, 4 në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.