• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Paradoksi, ndërtimi ka “lulëzuar” edhe pse bizneset nuk e prisnin

01/06/2021
in Ekonomi
0
Paradoksi, ndërtimi ka “lulëzuar” edhe pse bizneset nuk e prisnin

Bashkitë kanë rritur më tej varësinë ndaj të ardhurave që burojnë nga sektori i ndërtimit, nëpërmjet të ardhurave që vilen nga Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë (TNI).

Në vitin 2020, të ardhurat nga kjo taksë përfaqësuan rreth 52.2% ndaj totalit të të ardhurave nga taksat vendore me rreth 8 miliardë lekë analizoi Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në kuadër të raportit për zhvillimin e financave vendore në vitin 2020.

Raporti vuri në dukje se, të ardhurat nga sektori i ndërtimit në buxhetin e bashkive kanë ardhur në rritje teksa Indeksi i Besimit në bizneset e ndërtimit ka ardhur me rënie. Të dy treguesit paraqiten në dy grafikët bashkëngjitur tregojnë se zhvillimet në sektor kanë qenë më pozitive se pritshmëritë e ndërtuesve.

Ndonëse deri në vitin 2017, Treguesi i Besimit në Ndërtim (TBN) dhe i të ardhurave nga ndertimi (TNI) në total paraqesin korrelacion të mirë ndërmjet tyre, në vitet në vijim ecuria e tyre është e ndryshme.

Sipas analizës së zhvilluar në raport, kjo diferencë rezulton të përcaktohet nga ecuria e të ardhurave nga TNI në Bashkinë e Tiranës, veçanërisht pas vitit 2017 dhe rritjes në vijim. Në të kundërt, të ardhurat nga TNI për 60 bashkitë e tjera në vend dhe TBI paraqesin korrelacion në kohë.

Co-Plan analizon se përformanca në të ardhurat prej kësaj takse sugjeron për vijimësi të presioneve zhvillimore matur nga numri i lejeve të ndërtimit, ndonëse ky presion është përqendruar kryesisht në Bashkinë eTiranës (rreth 24.2% e totalit të lejeve të dhëna në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020).

Ndonëse në terma të të ardhurave të gjeneruara nga TNI dhe nga numri lejeve të ndërtimit të dhëna situata paraqitet dinamike dhe zhvillim të përshpejtuar, në perceptimin e bizneseve të sektorit të ndërtimit, përafruar nga treguesi i besimit në ndërtim (TBN), situata vijon të jetë thellësisht negative (shiko grafikun). Në periudhën në analizë, TBN qëndroi në territor negativ duke sugjeruar për një situatë negative të perceptuar në këtë sektor në fund të vitit 2020.

Në nivel mesatar, të ardhurat nga TNI (nga ndërtimet e reja dhe të ardhurat nga legalizimet) kanë rritur në mënyrë progresive kontributin në buxhetet vendore.

Në periudhën 2010-2015, të ardhurat nga TNI përfaqësuan mesatarisht rreth 25.6% të të ardhurave totale nga taksat vendore dhe në periudhën 2016-2020 pesha e tyre u rrit në rreth 44.6% të të ardhurave nga taksat vendore. Në fund të vitit 2020, të ardhurat totale nga TNI nga 61 bashkitë përfaqësuan rreth 52.2% të të ardhurave nga taksat vendore.

Për rreth 8% të bashkive ose 5/61 bashki, të ardhurat nga kjo taksë qëndrojnë mbi mesataren kombëtare të raportit TNI/të ardhura nga taksat vendore: bashkitë Himarë (82.6%), Tiranë (64.6%), Malësi e Madhe (59.1%), Kamëz (57.2%) dhe Sarandë (53.2%).

Në Bashkinë e Vlorës, raporti i të ardhurave nga TNI ndaj taksave kombëtare shënon një nivel pranë mesatares kombëtare. Ndërkohë, në rreth 21% të bashkive ose 13/61 bashki të ardhurat nga kjo taksë përfaqësojnë më pak se 10% të të ardhurave nga taksat vendore duke reflektuar deri diku edhe presione më të ulëta zhvillimi apo mungesë kërkese për zhvillime të reja.

Ndonëse me peshë të madhe në të ardhurat nga taksat vendore, të ardhurat nga TNI nuk realizohen njëtrajtësisht në të gjitha bashkitë.

Rreth 80.4% e të ardhurave nga kjo taksë u mblodh në bashkinë Tiranë dhe diferenca nga 60 bashkitë e tjera në vend. Në vitin 2020, bashkia Tiranë arkëtoi rreth 6.4 miliardë lekë, në rritje me rreth 2.4% në terma vjetorë. Me diferencë të theksuar nga Bashkia e Tiranës, Bashkia e Vlorës mblodhi rreth 2.5% të të ardhurave nga TNI për vitin 2020 ndjekur nga bashkitë Durrës (rreth 2.4%) dhe Himarë (rreth 2.0%).

Bazuar në informacionin për lejet e ndërtimit të dhëna në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, në Bashkinë e Tiranës do të shtohen rreth 520 mijë metër katrorë sipërfaqe ndërtimore të reja apo rreth 79% e sipërfaqes totale ndërtimore të re në Shqipëri. Këto të dhëna, konfirmojnë sërish për karakterin specifik të kësaj bashkie dhe diferencën e të krijuar midis bashkisë Tiranë dhe 60 bashkive të tjera në vend.

Zgjerimi i peshës së këtij zëri në buxhetet vendore vlerësohet të jenë ndikuar ndjeshëm nga zbatimi i PPVve nëpërmjet lejeve të ndërtimit për ndërtesa të reja veçanërisht në tre vitet e fundit: në vitin 2018 u dhanë 1,194 leje, në vitin 2019 rreth 1,094 leje10 dhe për gjashtë muajt e parë të vitit 2020 ishte 393 leje.

Zbatimi i Planeve të Përgjithshme Vendore (PPV) nëpërmjet lejeve të reja të ndërtimit, nga një anë, ndikon pozitivisht në rritjen e të ardhurave nga TNI për bashkitë, nga ana tjetër, i vendos ato në një pozicion sfidues për ofrimin e infrastrukturave të nevojshme publike, të cilat gjithashtu kërkojnë financime si në zhvillim fillestar ashtu dhe në mirëmbajtje të vazhdueshme.

Pas një rritje me ritme dyshifrore, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja shënuan një nivel prej rreth 7.9 miliardë lekë, në rënie me rreth 6.1% në terma vjetorë, ose rreth 514 milionë lekë më pak krahasuar me vitin e mëparshëm. Përjashtuar të ardhurat e arkëtuara nga Bashkia e Tiranës, 60 bashkitë e tjera në vend mblodhën rreth 1.5 miliardë lekë nga TNI, me rënie të theksuar në terma vjetorë me rreth 30%.

Marrë nga Monitor.al

Tags: biznesetndertimetsektori i ndertimit lulezon
Previous Post

Greqia reagon pas shqetësimit të Vuçiç: Nuk e njohim Kosovën, qëndrimi mbetet i pandryshueshëm

Next Post

Studimi: Ndryshimet klimatike shkaktare të 37% të vdekjeve nga temperaturat e larta

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Studimi: Ndryshimet klimatike shkaktare të 37% të vdekjeve nga temperaturat e larta

Studimi: Ndryshimet klimatike shkaktare të 37% të vdekjeve nga temperaturat e larta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.