Muaji tetor duket se do të tregohet më i butë me disa prej shenjave të horoskopit, megjithatë nuk i bën të gjitha të lehta. Neptuni në Peshk në katërkëndësh me Marsin në Binjak do sjellë energji, por edhe shumë prapaskena, për të cilat duhet të jeni shumë vigjilentë. Në këtë fillim muaji, astrologia Meri Shehu rendit për “Rudina” në Tv Klan shenjat nga ajo me më pak fat te ajo që ‘mbulohet’ prej tij. Gjithashtu, për secilën prej tyre ka edhe një përshkrim të shkurtër.
12 – Demi
Çlirohen në çështjet ekonomike dhe erotike me ikjen e Mërkurit të kundërt ndaj kjo i sjell në ujërat e tyre të sigurisë sepse do fitojnë më shumë pikë në këto fusha. Hëna e plotë në Dash nuk i jep stabilitet në lidhje me shëndetin dhe punën.
11 – Gaforrja
Hëna e plotë në Dash nuk i jep stabilitet në lidhje me karrierën ndaj janë këto pozicione. Planet dhe projektet e tyre janë të mira, do ecin e përparojnë por kujdes me stabilitetin e tyre në të ardhmen.
10 – Bricjapi
Ka më shumë ecuri në lidhje me çështjet ligjore, çlirohet në kontrata e bashkëpunime, ecën dhe përparon, por kujdes sepse në një punë të dyfishtë do kenë prapaskena ose do hyjnë në një punë të dyshim të falë Neptunit dhe Marsit që kanë katërkëndëshin e vështirë.
9 – Dashi
Ka Hënën e plotë në shenjën e tyre dhe do bien shumë në sy, do marrin iniciativa, do riskojnë me energjinë, do jenë rebelë, por tashmë janë më të çliruar në lidhje me punën e shëndetin.
8 – Peshqit
Duhet të kenë kujdes me ujërat , pijet, jetën e pakontrolluar, tradhtive e pasigurive, por gjithsesi do bëjnë hap të mirë përpara për sa i përket marrëdhënieve, kontratave e bashkëpunimeve.
7 – Luani
Ekonomikisht, do dalin shumë mirë dhe çlirohen përfundimisht nga disa brenga ekonomike. Do nisin të kenë një jetë sociale, do shkojnë nëpër mbrëmje, festa e evenimente të rëndësishme.
6 – Shigjetari
Do shkëlqejnë në dashuri, do kenë sharmin për të dhënë e marrë energji pozitive. Duhet të kenë kujdes në marrëdhëniet në çift ku fillojnë përplasjet e mëdha, pasiguritë, madje edhe divorcet në disa raste.
5 – Virgjëresha
Do merren shumë me veten. Mërkuri i kundërt, tashmë nuk është më ndaj do i jepni më shumë planeve e projekteve personale të cilat do ecin e përparojnë. Kujdes në disa bashkëpunime, sepse Neptuni përballë shenjës tuaj mund të sjellë probleme në punë me shtetin.
4 – Akrepi
Projektet dhe puna e tyre do shkëlqejë, do merren shumë me jetën sociale. Do bien më në sy. Kujdes mos t’i lodhë energjia e tepërt.
3 – Peshorja
Afërdita dhe Dielli në shenjën e tyre sjell pushtet e famë.
2 – Binjakët
Binjakët me Marsin në shenjën e tyre mund të tradhtojnë ose tradhtohen, por do ta gjejnë rrugën e dytë të shpëtimit.
1 – Ujori
Mbretërojnë përgjatë muajit tetor dhe këtu dalim te energjia elektrike ku ata mund të ndikojnë.