Kosovë- E gjithë kryesia e partisë Lidhja Demokratike e Kosovës ka paraqitur dorëheqjen në bllok, pas dorëheqjes së Kryetarit, Isa Muatafa.
Pasi kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, dha dorëheqjen, mesditën e sotme, pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Sinjalet i dha nënkryetari Lutfi Haziri, i cili, kur u pyet nëse do të jetë ai personi që do ta zëvendësojë Mustafën tha: Nuk ka të bëjë me emra. Kryetari e tha, ne jemi kryesi në dorëheqje!
Sipas Ekspress, Lidhja Demokratike e Kosovës do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda pak ditësh.