Protestuesit janë rikthyer pas 2 orësh marshim aty ku e nisën, tek sheshi ”Skënderbej”. Ata nuk mundën të kthehen dot sërish tek Drejtoria e Policisë Tiranë dhe u rikthyen tek sheshi pas ‘blindimit’ që i bëri zonës Forcat Speciale me autobot.
Policia ka hedhur gaz lotsjellës tek sheshi ”Skënderbej”. Disa protestues tentuan t’i afrohen pemës së Vitit të Ri në shesh e cila është rrethuar me gardh metalik.
Disa protestues tentuan të heqin gardhin, por menjëherë pati gaz lotsjellës të hedhur dhe turma u shpërnda për t’u zhvendosur.